Connect with Us

Skënderbeu na mësoi keq…/ Nga Artan Hoxha

Sport

Skënderbeu na mësoi keq…/ Nga Artan Hoxha

Publikuar

-

Vendimi i fundit i CAS që lë në fuqi dënimin 10-vjeçar për Skënderbeun në Kupat e Europës ka shokuar mbarë opinionin publik shqiptar. Skënderbeu bëri për vete të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm tifozët korçarë. Ekipet e tjera shqiptare do ta kenë shumë të vështirë të bëjnë atë që bëri Skënderbeu në Kupat e Europës. Këtë e tregon më së miri dhe rezultatet e ndeshjeve të para të ekipeve shqiptare në raundin e parë kualifikues të Champions League dhe të Europa League. Teuta dhe Kukësi thuajse janë të eliminuar, Laçit i duhet një mrekulli në Izrael dhe Partizani që luan në Champions do ta ketë shumë të vështirë kundër Qarabagut, në fushën e këtij të fundit.

Në lidhje me këtë ka reaguar së fundi në një postim edhe gazetari Artan Hoxha, i cili shprehet se iku koha kur një ekip shqiptar si Skënderbeu kalonte turët një nga një në Kupat e Europës.Ja postimi i plotë:

Facebook me solli ne kujtese kete status te shkruar fiks nje vit me pare, per pjesemarrjen e skuadrave tona ne kupat e Europes.
Duket aq aktual sa sikur e kam shkruar sot. Kete vit nuk jane 8 skuadra shqiptare ne turin e pare ne champions league dhe Europa League, pasi Prishtina u eleminua ne turin paraeleminator nga skuadra modeste St Joseph’s nga Gjibraltari.
Mes skuadrave nga Shqiperia ndryshimi i vetem me nje vit me pare eshte se kete vit as Laci nuk ka shenuar gol duke bere qe te 4-ra skuadrat tona te mos shenojne qofte dhe nje gol te vetem.
Por pavarsisht rezultateve zhgenjyese te ndeshjeve te para vitin e kaluar, Kukesi dhe Laci e kaluan turin e pare duke eleminuar Valeten e Maltes dhe Anorthosis Famagusta te Qipros. Kukesi kaloi fale nje goli te Dzarias ne minuten e 84 ne ndeshjen e kthimit, ndersa Laci fale surprizes se bukur te Myrto Ozunit ne minuten e 88.
Kete vit duke pare rezultatet e ndeshjeve te para dhe kundershtaret e forte qe na ka vene shorti perballe, do te ishte mrekulli kalimi i turit te pare qofte dhe nga nje skuader e vetme….
Te skuadrat shqiptare ne Kosove dhe Maqedonine e Veriut, shanset jane shume me te medha. Shkendija si gjithnje vitet e fundit nuk i diskuton turet e para, por edhe Shkupi e Ferronikeli barazuan me gola jashte fushe…

Champions league

Partizani vs Qarabag 0-0
Nomme Kalju vs Shkendija 0-1
The New Saints vs Ferronikeli 2-2

Europa League

Debrecen vs Kukesi 3-0
Laci vs Hapoel Beer Sheva 0-0
Ventspils vs Teuta 3-0
Pynik Jerevan vs Shkupi 3-3

Skenderbeu qe na mesoi keq me kalimin e njepasnjeshem te tureve ne futbollin Europian, dje mori goditjen fatale duke u perjashtuar per 10 vite nga kupat e Europes. Mbase gjenerata jone nuk do te kete me mundesi ti shoh korcaret ne kupat e Europes. Tashme mbetemi te bejme tifozllek per Shkendijen e Tetoves, kushdo tjeter qe kalon turin do te ishte nje surprize e bukur…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE