Connect with Us

Diego Simeone heq dorë nga Hysaj/ Ylli anglez mbërrin në Madrid

Sport

Diego Simeone heq dorë nga Hysaj/ Ylli anglez mbërrin në Madrid

Publikuar

-

Atletico Madrid është e interesuar prej fillimit të merkatos për një mbrojtës të krahut të majtë. Alternativa të cilën trajneri Simeone ka ndjekur më së shumti, ishte ajo e Hysajt. Mirëpo, oferta e bardhekuqve për mbrojtësin e Kombëtares, nuk bindi klubin e Napolit.

Në këtë formë, skuadra madrilenë hodhi sytë drejt alternativave të reja, teksa së fundmi janë intensifikuar bisedimet me Kieran Trippier të Tottenham. Futbollisti anglez është parë ditën e sotme në kryeqytetin spanjoll, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes me Atletikon duket çështje kohe.

Operacioni mund të mbyllet për shifrën e 30 milionë eurove, edhe pse për momentin shifrat mbeten të fshehura. Tripier ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Tottenhamit në sezonin e kaluar, teksa londinezët mbërritën deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndërkaq, mbrojtësi 28-vjeçar është një titullar edhe i Kombëtares së Anglisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Premier Liga

Mourinho feston në fund, Man. United zhgënjen sërish

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, sfida ku golat dhe polemikat nuk munguan. Në “Old Trafford”, Manchester United priti ekipin e Everton, që është aktualisht pa trajner. Blutë nga Liverpool arritën të kalonin të parët në avantazh, me anë të një autogoli nga Lindelof. Dukej se Manchester United do ta humbiste […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Juventusi bën detyrën, Milani ngec në shtëpi

Publikuar

-

Juventus ka mundur 3-1 Udinesen dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të ndeshjes që do të luhet në mbrëmje mes Fiorentinës dhe Interit. Protagonisti i sfidës së luajtur në Allianz Stadium ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar dy gola në minutën e 9-të dhe të 37-të, duke u bërë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Buffon i vë të gjithë në rresht, nuk ta besoni sa ndeshje ka luajtur deri më sot

Publikuar

-

Çmenduri! Gigi Buffon po luan ndeshjen e tij te 700 në kampionat në sfidën që Juventusi po zhvillon ndaj Udineses. Legjenda e Italisë ka luajtur me 3 ekipe në karrierën e tij. Ai numëron 515 ndeshje me Juventusin, 168 me Parmën dhe 17 me PSG. Buffon po thyen çdo rekord në Serie A, por dhe […]

LEXO TE PLOTE