Connect with Us

E bujshme nga Italia/ Milan kërkon të transferojë fituesin e “Topit të Artë”

Sport

E bujshme nga Italia/ Milan kërkon të transferojë fituesin e “Topit të Artë”

Publikuar

-

Luka Modric ka qenë një nga ëndrrat më të bukura të verës se kaluar për tifozët e Interit. Një ëndërr e cila mund të bëhet realitet nga… Milani. Lajmi i bujshëm vjen nga “Sky Sport” në Itali ku është mësuar se ka diçka konkrete mes kuqezinjve dhe fituesit në fuqi të “Topit të Artë”, i cili refuzoi transferimin në verën e kaluar drejt Serisë A, por sheh situatën me një sy tjetër pas vitit të dështuar te Reali.

Sipas këtij burimi, drejtuesit kuqezinj sot janë takuar për këtë çështje me menaxherin kroat Vlado Lemic, për të pyetur me saktësi nëse Modric është gati që të ndryshojë ambient dhe për të bërë të qartë se do t’i kishte dyert e hapura të kuqezinjtë ku Boban e njeh shumë mirë dhe beson se do të ishte personi i duhur për rolin e liderit për të rinjtë që po afrohen në klub.

Në ndihmë të Milanit vjen fakti se te Reali nuk shohin më me sy të mirë rrogën prej 12 milionë eurosh që përfiton kroati, i cili në moshën 34 vjeçare ka humbur pak nga shkëlqimi i tij.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sport

Tërmet në “San Siro”/ Video: Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon Interit

Publikuar

-

E pabesueshme ajo që po ndodh në “San Siro”, në ndeshjen mes Interit dhe Slavia Prague.

Miqtë kanë zhbllokuar takimin në minutën e 64 me anë të Peter Olayinka, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi spikati te Skënderbeu dhe më pas u transferua jashtë. Sulmuesi nigerian ka luajtur fillimisht për Bylis në Shqipëri dhe më pas për Skënderbeun, në vitet 2014-2016, ku shkëlqeu edhe në Kupat e Europës.

Edhe pse pozicioni i Olayinka ishte i dyshimtë, arbitri e quajti gol të rregullt, pasi e pa edhe në VAR. /CNA.al

LEXO TE PLOTE