Connect with Us

Trajneri i Man. United motivon Pogban/ Ja çfarë do të ndodhë po qëndrojë tek ne

Sport

Trajneri i Man. United motivon Pogban/ Ja çfarë do të ndodhë po qëndrojë tek ne

Publikuar

-

Paul Pogba është prioritet për Realin e Madridit dhe Juventusin, por drejtuesit e Manchester United po bëjnë çmos që ai të qëndrojë në “Old Trafford”.

Mesfushori francez ka deklaruar kohët e fundit se është momenti i duhur për një sfidë të re në karrierën e tij, por trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta shohë që Pogban të largohet nga “djajtë e kuq”.

“Paul është një futbollist fantastik, një njeri human dhe gjithnjë ka qenë shumë profesionist në fushë. Tifozët e Manchester Unitedit e kuptojnë futbollin. Ne e dimë se Paul është kritikuar nga disa prej tyre, por ai pëlqehet nga shumë më tepër tifozë”, tha norvegjezi.

Për ta bindur lojtarin të qëndrojë, ai i ka dhënë edhe shiritin e kapitenit.

“Personalisht kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. E njoh prej vitesh, pasi ka qenë rezervë tek United para se të ikte te Juventus. Kur unë isha në Molde, unë thashë se nëse e ke Pogban në skuadër atëherë t’i duhet ta ndërtosh ekipin rreth tij. Të njëjtën gjë e mendoj edhe tani. Ai do të jetë në qendër të projektit dhe nuk e ndryshoj idenë time”, shtoi Solskjaer.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE