Connect with Us

Berlusconit nuk i ndahet shpirti nga Milani/ Fjalë të mëdha për anësorin kuqezi, një këshillë për trajnerin e ri

Sport

Berlusconit nuk i ndahet shpirti nga Milani/ Fjalë të mëdha për anësorin kuqezi, një këshillë për trajnerin e ri

Publikuar

-

Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është rikthyer të flasë për skuadrën kuqezi, ku ka komentuar me nota pozitive planet e shoqërisë së re dhe ka vlerësuar njërin prej futbollistëve të organikës aktuale.

“Pas dy viteve të vështira, shpresoj që skuadra të rigjejë qetësinë dhe të punojë për t’u ringritur në nivele të larta. Më pëlqen mënyra se si po organizohet klubi, ndaj kam besim te e ardhmja. Suso është futbollisti më i mirë që ka Milani dhe është një nga fantazistët më të mirë në qarkullim, pasi driblon shpejt dhe ka një gjuajtje fantastike nga distanca”, tha Berlusconi.

Më pas ish numri 1 i kuqezinjve, aktualisht deputet në Parlamentin Europian vlerësoi edhe emërimin e Giampaolos në stol, teksa nuk e fshehu simpatinë për skemën 4-3-1-2, që përdor edhe trajneri aktual i Milanit.

“Giampaolon nuk e njoh nga afër, por këto ditë do të kemi një takim dhe po punojmë për këtë. Unë jam një tifoz i skemës 4-3-1-2, pasi me këtë rreshtim kemi fituar shumë trofe”, deklaroi Berlusconi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE