Connect with Us

Humbi rastin i vetëm përballë portierit, vjen reagimi i sulmuesit të Partizanit

Sport

Humbi rastin i vetëm përballë portierit, vjen reagimi i sulmuesit të Partizanit

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme Partizani është eleminuar nga Champions League, duke u mundur nga Qarabag me rezultatin 2-0, që ishte edhe rezultati i përgjithshëm i këtij takimi, pasi sfida e parë në “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin 0-0.

Sot mund të flisnim ndryshe, nëse Solomon, sulmuesi i të kuqve, i cili mbrëmë e nisi ndeshjen që nga minuta e parë, do e kishte dërguar topin në fundin e rrjetës, në momentin kur u shfaq përballë portierit, por gjuajtja e tij u ndal, edhe pse tentoi në dy raste brenda pak sekondave për të shënuar golin.

Nëse topi do të kishte shkuar në rrjetë dhe Partizani kualifikohej për në raundin tjetër, emri i tij do të “ngulitej” mirë në mendjen e të gjithë eopinionit publik, sepse Partizani do të kalonte një raund në Champions League. Goli mund të kthehej në një gol historik, shkruan “newsport.al”.

Mirëpo, rruga europiane nuk përfundon këtu për Partizanin, pasi do të luajë në Europa League përballë Sherif Tiraspolit dhe Solomon ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan se ata tashmë kanë një tjetër mundësi dhe mund t’ja dalin këtë herë.

“Ndeshje e vështirë, por faleminderit Zotit për gjithçka, për një tjetër mundësi që ne morëm për të bërë një ndryshim. Ne mund t’ja dalim”, shkruan Solomon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: