Sport
Teuta-Ventspils, formacionet zyrtare/ Shkëmbi lë jashtë Prognin dhe Tefik Osmanin

Teuta do të provojë që të përmbysë humbjen e marrë pak ditë më parë ndaj Ventspils dhe në takimin që luhet në “Niko Dovana”, bregdetarët duhet të lënë pas 3-0 e pësuar në transfertë.
Natyrisht, i pret një takim i vështirë duke parë edhe humbjen që pësoi pak ditë më parë, megjithatë, ky kompeticion ka treguar deri më tani se ka surpriza, shkruan “Vipsport.al”.
Sa i përket formacioneve, Bledi Shkëmbi ka menduar të bëjë edhe ndryshime dhe nga minuta e parë ka aktivizuar Florent Avdylin, lojtar ky që ndeshjen e parë, nuk u lejua të udhëtonte në drejtim të Letonisë.
Sot, Avdyli ka mundësi të marrë hak për atë pengesë që Letonia i vuri, ndërkohë që edhe Nikaç është ndryshim i radhës në formacionin e Shkëmbit. Sakaq, Progni ka mbetur në stol për këtë ndeshje, ashtu si edhe Osmani që vazhdon të mungojë për Teutën në formacion. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
Formacionet zyrtare:
Teuta: Hidi, Kouro, Arapi, Hoxha, Beqja, Avdyli, Kallaku, Aleksi, Sidibe, Bushiç, Nikaç.
Trajner. Bledi Shkëmbi
Ventspils: Makhnovskui, Mshedishvili, Batista, Mamah, Alsenat, Vilela, Kazaçoks, Osipov, Tosin, Svarups, Serhiçuk.
Trajner. Igors Klosovs