Connect with Us

De Ligt prezantohet te Juventusi/ Flet për ftesën e Ronaldos, telefonatën e Sarrit dhe gjithçka tjetër

Sport

De Ligt prezantohet te Juventusi/ Flet për ftesën e Ronaldos, telefonatën e Sarrit dhe gjithçka tjetër

Publikuar

-

Ditën e sotme nëpërmjet një konference për shtyp, Juventusi ka prezantuar transferimin më të fundit të merkatos, Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez është shprehur se me Juventusin ka pasur gjithnjë një ‘feeling’, ndërsa shtoi se ftesa e Ronaldos për t’u bashkuar te Juventusi ishte një nder për të, por nuk i zgjodhi bardhezinjtë vetëm prej CR7. De Ligt shprehet se trajneri Sarri ishte një nga motivet kryesore për t’u transferuar në Torino.

“Jam ende i ri, por mendoj se jam maturuar gjatë 3 viteve me ekipin e parë të Ajaxit. Dua të mësoj shumë nga shokët e rinj të skuadrës. Kam shumë për të përmirësuar. Dua të punoj çdo ditë dhe të tregoj se besimi i shoqërisë ia ka vlejtur. Presioni është normal. Kur një klub shpenzon shumë për ty, atëherë është normale të ketë, por duhet të jesh i aftë ta menaxhosh”.

“Për të ardhur te Juventusi, ishte një vendim i marrë prej kohësh. Italia është e famshme për traditën e mbrojtësve, nëse flet për futbollistë italianë mendja të shkon te mbrojtësit. Pastaj, Juventusi e tregoi se beson te mua. Kur isha 7 vjeç, e kisha fanellën e Juventusit sepse admiroja Cannavaron. Kam pasur gjithnjë një ndjesi të mirë për Juventusin, kam qenë tifoz i saj kur kam qenë i vogël”.

“Unë e kisha krijuar një ide se ku do të luaja kur Ronaldo më ftoi te Juventusi, ishte një nder i madh, por nuk ishte vetëm ajo që bëri diferencën. Kam folur në telefon me Sarrin për ta njohur. Ai është një nga motivet pse jam te Juventusi, kam dëgjuar të flitet mirë për të në të gjitha aspektet taktike të mbrojtjes,prezenca e tij ishte një motiv më shumë për të zgjedhur Juventusin”, tha De Ligt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: