Connect with Us

Në Shqipëri ndodh përditë/ Gjobitet Sergio Ramos, kompania e tij ka bërë shkelje të rëndë

Sport

Në Shqipëri ndodh përditë/ Gjobitet Sergio Ramos, kompania e tij ka bërë shkelje të rëndë

Publikuar

-

Kompania e Sergio Ramos, “Aguileña de Inversiones SA” është dënuar më 250 mijë euro gjobë, për shkak të prerjes së pemve ilegalisht.

Kompania kishte prerë disa pemë në mënyrë ilegale, duke bërë që gjykata e Madridit të vendosë një gjobë për të. Gjithashtu ata janë urdhëruar që t’i zëvendësojnë përsëri pemët e prera, të cilat mendohet se kapin numrin e 90 pemëve të ndryshme si: pisha, plepi, lisi, dhe ulliri. Proçedura u hap në janar të këtij viti, kundër kompanisë që kryente prerje të paautorizuara në La Moraleja.

Kjo gjobë nuk pritet të jetë një problem i madh për yllin e Real Madridit, i cili fiton shuma të majme me spanjollët. Gjithsesi edhe njëherë shteti spanjoll tregon se asnjë pemë nuk duhet të pritet, në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar, jo siç ndodh në Shqipëri.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sport

Tërmet në “San Siro”/ Video: Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon Interit

Publikuar

-

E pabesueshme ajo që po ndodh në “San Siro”, në ndeshjen mes Interit dhe Slavia Prague.

Miqtë kanë zhbllokuar takimin në minutën e 64 me anë të Peter Olayinka, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi spikati te Skënderbeu dhe më pas u transferua jashtë. Sulmuesi nigerian ka luajtur fillimisht për Bylis në Shqipëri dhe më pas për Skënderbeun, në vitet 2014-2016, ku shkëlqeu edhe në Kupat e Europës.

Edhe pse pozicioni i Olayinka ishte i dyshimtë, arbitri e quajti gol të rregullt, pasi e pa edhe në VAR. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Napoli-Liverpool, Dortmund-Barça/ Formacionet zyrtare, Valverde i beson lojtarit të momentit, Messi…

Publikuar

-

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të darkës në Champions League, ku vëmendja do të jetë në dy supersfida, Napoli-Liverpool dhe Dortmund-Barça.

Në “San Paolo” do të jenë rreth 45 mijë tifozë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, Napolin, që do të masë forcat me kampionin në fuqi të Europës, Liverpoolin.

Napoli (4-4-2): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Insigne; Mertens, Lozano

Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

Në Dortmund pritet një ndeshje spektakolare mes verdhezinjve dhe katalanasve. Përsa i përket formacioneve zyrtare, nuk ka asnjë surprizë te Dortmundi, ndërsa te Barcelona, Messi do të jetë në stol. Surpriza e madhe është aktivizimi nga minuta e parë e 16-vjeçarit, Ansu fati, lojtari i momentit.

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro, Witsel, Delaney, Hazard, Sancho, Reus, Alcacer.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Arthur, De Jong, Suárez, Griezmann, Ansu Fati

/CNA.al

LEXO TE PLOTE