Sport
Histori e çuditshme/ Ylli i Bundesligës ka alergji… nga bari i fushës

Danny da Costa i Frankfurtit ka një problem të madh për profesionin që ka zgjedhur. Mbrojtësi i djathtë është alergjik nga bari. Kështu që Eintrach do të mundohet ta ndihmojë me një stil interesant. Ai aktualisht po jeton ëndrrën e tij. 26-vjeçari është një futbollist profesionist dhe mbi të gjitha, një lojtar tepër i talentuar.
Mbrojtësi ka vite që luan titullar te Frankfurti, por tani ka zbuluar diçka që shumë pak njerëz e dinin: kur zbret në fushë për të ushtruar profesionin e tij, mund ta bëjë vetëm nën disa kushte të caktuar. Kjo sepse lojtari ka alergji ndaj barit.
“Kur rrëzohem dhe kam kontakt me barin, fillon menjëherë të më kruhet lëkura,” shprehet da Costa.
Prandaj gjatë 71 ndeshjeve që ka veshur fanellën e skuadrës së tij, ai ka mbajtur mëngë të gjata. Klubi ka vendosur të prodhojë fanella të veçanta vetëm për lojtarin, me një copë më të trashë për ta ruajtur nga kontakti me barin.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër –...

Nuk arriti dot 20 mijë, ja sa tifozë ishin zyrtarisht në stadium për derbin Partizani-Tirana
Teksa Tirana do të festojë gjatë këtë natë të sotme teksa ia doli të gjunjëzojë Partizanin pas më shumë se 5 vitesh, është konfirmuar zyrtarisht...