Sport
Juventusi do të luajë në turneun aziatik/ Kina i bllokon lojtarin e afruar së fundi, për arsye politike

Merih Demiral është një nga blerjet e Juventusit për sezonin e ardhshëm, por një episod i pakëndshëm i ka ndodhur atij sot. Juventusi u nis në turneun aziatik ku do të luajë miqësore me disa ekipa të mëdha. Në Singapor do të zhvillohet miqësorja me Tottenham, por qendëmbrojtësi turk nuk mundi të pajisej me vizë nga… Kina!
Shkaku është tensioni mes dy vendeve, ku Turqia akuzon Pekinin për shtypjen e pakicës turko-myslimane të ujgurëve. Politika ndërkombëtare triumfon mbi futbollin dhe Demiral, i cili duhet të rikthehet para kohe në Torino.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania