Connect with Us

Shkarkimi i Gjokës irriton tifozët kuksianë/ Sulmojnë ashpër Gjicin dhe disa futbollistë (foto)

Sport

Shkarkimi i Gjokës irriton tifozët kuksianë/ Sulmojnë ashpër Gjicin dhe disa futbollistë (foto)

Publikuar

-

Eliminimi i Kukësit nga Liga e Europës, i ka kushtuar Ernest Gjokës stolin duke qenë se klubi vendosi ditën e djeshme ta shkarkojë si pasojë e rezultateve negative, megjithëse arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë. Kjo është hera e dytë, që Gjoka shkarkohet nga Kukësi pas ndeshjeve të Europës, duke qenë se pak vite më parë, shkarkohej për shkak se eliminohej nga Sherif Tiraspoli.

Vendimi për të shkarkuar Gjokën, nuk i ka pëlqyer aspak tifozerisë kuksiane, të cilët me komentet e tyre në llogarinë zyrtare të klubit, kanë kritikuar ashpër këtë vendim. Tifozët janë të bindur se Kukësit nuk ia ka fajin trajneri por futbollistët, madje duke folur edhe me emra të përveçëm.

Sakaq, ata janë shprehur se Kukësit i duhet të bëjë merkato me futbollistë, pasi më shumë po transferon trajnerë. Tashmë, mbetet të shihet vetëm pasuesi i Gjokës. Kujtojmë që Kukësi u eliminua në Ligën e Europës nga Debreceni, duke u mundur 3-0 në Hungari dhe duke barazuar 1-1 në “Elbasan Arena”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE