Connect with Us

A do e mbështesin “Guerrilsat” ekipin në Moldavi, merret vendimi final

Sport

A do e mbështesin “Guerrilsat” ekipin në Moldavi, merret vendimi final

Publikuar

-

Tifozët e Partizanit kanë njoftuar se do të jenë në mbështetje të skuadrës, edhe në ndeshjen e dytë përballë Sherif Tiraspolit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, tifozët e kuq janë shprehur se do të nisen ditën e mërkurë drejt Moldavisë, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Në njoftimin e tyre thuhet se udhëtimi do të zgjasë gjithsej 72 orë, që do të thotë plot 3 ditë. Pavarësisht vështirësive, ata kanë vendosur të sakrifikojnë për skuadrën e tyre, ku shpresojnë që gjithë këtë sakrificë t’ia u shpërblejë me kualifikim në raundin tjetër.

Postimi i plotë:

“VEMENDJEEE !!! Udhëtojmë për në Moldavi! Nuk kemi shumë kohë kështu që t’i biem sa më shkurt: Nisja ditën e mërkurë ora 08:00 nga pallati i sportit. Zgjat rreth 72 orë i gjithë udhëtimi kështu që ata që janë në punë të llogarisin 3 ditë leje pune. Kushton 30 euro ndërsa bileta e stadiumit kushton vetëm 1 euro. Të interesuarit të paraqiten te Baza duke filluar nga sot ora 19:00 me fotokopjen e pasaportës dhe kuotën prej 30 eurosh. Nxitoni zini vendet sepse janë te limituara dhe si gjithmonë prioritet kanë anëtarët! Lum ata që do kenë mundësi të vijnë. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm. Ecim.”, shkruajnë tifozët e kuq.

Kujtojmë se ditën e enjte në orën 19:00, Partizani do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Sherif Tiraspolit, pas ndeshjes së parë në “Selman Stërmasi”, që përfundoi me rezultatin 0-1, për moldavët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE