Connect with Us

Klubi i Kukësit jep lajmin e madh/ Të hënën nisin punimet për stadiumin e ri, ja kur do të jetë gati

Sport

Klubi i Kukësit jep lajmin e madh/ Të hënën nisin punimet për stadiumin e ri, ja kur do të jetë gati

Publikuar

-

Kukësi do të ketë brenda vitit stadiumin e re, të premtuar nga presidenti Safet Gjici. Pasi numri 1 i klubit verilindor mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë, merret vendimi për nisjen e punimeve. Më poshtë njoftimi i klubit të Kukësit:

Ditën e hënë, me datë 5 gusht 2019, ora 10:00, nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Kukësit. Kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici do të inaugurojë fillimin e ndërtimit të impiantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe me kapacitet deri 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.

Një fond prej 5 milionë eurosh, në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti. Ftojmë mediet, ish-sportistë, tifozët dhe dashamirësit e Fk Kukësit që të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj vepre mjaft të rëndësishme sportive.

Klubi ynë e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozërisë është më rezultative. Parashikohet që të punohet me ritme të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij.

Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE