Connect with Us

Është mbi 100 kg dhe joprofesionist/ Legjenda “masakron” blerjen e bujshme të Interit

Premier Liga

Është mbi 100 kg dhe joprofesionist/ Legjenda “masakron” blerjen e bujshme të Interit

Publikuar

-

Interi zyrtarizoi më në fund sulmuesin që e ndiqte prej kohësh. Romelu Lukaku është një futbollist i zikaltërve, teksa klubi nga Milano shpenzoi për të 70 milionë euro, plus bonuest të cilat në fund kapin shifrën e 83 milionë.

Por, nga Manchesteri duket se nuk janë penduar për largimin e belgut, teksa një legjendë e “Djajve të Kuq” si Gary Neville është shprehur se sulmuesi është mbipeshë, ndërsa shtoi se joprofesionalizmi është i dëmshëm.

“E ka pranuar edhe ai vetë se është mbipeshë. Është mbi 100 kg. Ai mund të shënojë dhe do të bëjë mirë me Interin, por joprofesionaliteti është infektues”, tha Neville.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Liverpooli fërkon duart/ Ja sa milionë euro do të fitojë nga shitja e Coutinho te Bayern

Publikuar

-

Philippe Coutinho është huazuar për një sezon te Bayerni me të drejtë blerje në fund të tij.

Në rast se do të ndodhë shitja përfundimtare, Bayerni do të paguajë 120 milionë euro te Barcelona, nga të cilat 18 milionë euro do të kalojnë në arkën e Liverpoolit.

Ky është një bonus i përfshirë në marrëveshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës në janar të vitit 2018, koha kur braziliani la “Anfield” për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Klubi katalanas pagoi 150 milionë euro për kartonin e Coutinhos, por ai nuk arriti dot të përshtatej në Spanjë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Video: Chelsea kalon direkt në avantazh/ Fiksojeni mirë këtë djalosh

Publikuar

-

Chelseas i është dashur vetëm 7 minuta të gjejë golin e avantazhit kundër Leicesterit në duelin që po luhet në “Stamford Bridge”.

Autor i golit është 20-vjeçari, Mason Mount, një djalosh që konsiderohet e ardhmja e Chelseas dhe Anglisë.

Të mendosh që për djaloshin anglez kjo është ndeshja e parë që debuton në Premier League. Debutim më të mbarë se kaq as që mund ta ëndërronte. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Një nga më të mirët në histori/ Mbrojtësi legjendar var këpucët në gozhdë

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Chelseas dhe Anglisë, Ashley Cole, ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga të gjitha aktivitetet e futbollit profesionist në moshën 38-vjeçare, pas një karriere prej dy dekadash. Ai e konfirmoi vendimin e tij në Sky Sports, pak minuta para duelit mes Chelseas dhe Leicesterit.

“E kam menduar shumë gjatë dhe mendoj se ka ardhur momenti i duhur për të varur këpucët në gozhdë”, deklaroi Cole.

Ai numëron mbi 508 ndeshje, ka fituar tre herë Premier League, 1 herë Champions League dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në histori. /CNA.al

LEXO TE PLOTE