Connect with Us

“Goditi” VAR-in/ Dënohet sulmuesi brazilian

Sport

“Goditi” VAR-in/ Dënohet sulmuesi brazilian

Publikuar

-

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, është pezulluar për dy muaj nga Conmebol, Konfederata e Futbollit Amerikanojugor, pas kartonit të kuq të marrë gjatë Kupës së Amerikës të fituar nga “Selecao” në korrik.

Në finalen e luajtur dhe të fituar kundër Perusë (3-1), 22-vjeçari i Manchester City-t ka shënuar golin e dytë para se të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Sulmuesi ka lënë fushën në lot pasi ka protestuar duke bërë gjeste të pahijshme me duar, duke goditur me zemërim një shihe uji dhe duke goditur kabinën e VAR. Gjithashtu, ai është gjobitur edhe me 30.000 dollarë.

Sulmuesi do të mungojë në miqësoret që Brazili do të luajë në fundin e vitit, por do të jetë në dispozicion në mars për fillimin e fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2022, që do të zhvillohet në Katar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dridhet Partizani, një tjetër titullar drejt largimi

Publikuar

-

Nga

Një ditë para ndeshjes me Skënderbeun, Partizani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, por kësaj radhe në dalje. Klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Jozef Ekuban, i cili ishte i huazuar nga Verona. Përveç sulmuesit Ekuban, në verë në formë huazimi te Partizani nga Verona erdhi […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Etrit Berisha hero, bën pritjen e javës në Serinë A dhe shpallet më i miri i ndeshjes

Publikuar

-

Nga

SPAL-i arriti të fitojë me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Atalantës, për të fituar tre pikë të çmuara dhe për të bërë surprizën. E gjitha kjo ka ardhur edhe falë pritjeve të Etrit Berishës ndaj ish-skuadrës së tij, që nuk i besoi dhe e largoi në momentin më të mirë. Ndërkohë një mrekulli ishte ajo […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Luhet sot Skënderbeu-Partizani, nuk do e besoni sa bileta janë shitur deri tani

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht se klubi prej një jave ka bërë thirrje për afrimin e sa më shumë tifozëve në mbështetje të Skënderbeut, tifozët korçarë duket se nuk kanë reaguar sipas pritshmërive. Deri mbrëmë rezultojnë rreth 1500 bileta të shitura. Shkak për këtë është bërë edhe orari i vonë i ndeshjes, 17:00, në një kohë kur temperaturat shënojnë […]

LEXO TE PLOTE