Connect with Us

Kombëtarja në kaos, 8 futbollistë nuk po gjejnë dot skuadër

Kombëtare

Kombëtarja në kaos, 8 futbollistë nuk po gjejnë dot skuadër

Publikuar

-

Shqipëria do të sfidojë Francën më shtatë tetor në transfertë, mirëpo kur është ende kulmi i merkatos së transferimeve, për fat të keq ka një sërë futbollistësh që nuk janë sistemuar ende. Disa prej tyre kanë skuadër dhe janë të shumëkërkuar nga trajnerët, ndërkohë që të tjerë janë jashtë planeve.

Ka gjithashtu edhe futbollistë pa një skuadër dhe të lirë në merkaton e transferimeve. Për të nisur nga mbrojtja drejt sulmit, rezultojnë të paktën tetë lojtarë pretendentë për të qenë në listën e radhës të trajnerit Eduardo Reja, për të mos thënë edhe në planet e tij për formacionin titullar, shkruan “Panorama Sport”.

Elseid Hysaj është nën kontratë me Napolin dhe për të ka shumë interesime që të largohet, por presidenti De Laurentis është një prej atyre që e ka bllokuar largimin, duke kërkuar jo më pak se 25 milionë euro për kartonin e shqiptarit. Dy mbrojtësit kuqezinj, Arlind Ajeti dhe Ivan Balliu, janë futbollistë të lirë në merkato. I pari ende pa një pistë reale transferimi, ndërkohë që i dyti është duke vlerësuar ofertat që ka nga Spanja.

Frederik Veseli së fundmi refuzoi Turqinë, teksa Empoli e ka nxjerrë jashtë planeve dhe kërkon ta largojë. Sokol Cikalleshi, i cili në grumbullimin e fundit të Kombëtares tregoi se ishte në superformë, për momentin po kalon një shqetësim muskulor. Jo vetëm kaq, por sulmuesi është duke vlerësuar ofertat nga elita turke, dhe jo vetëm, duke qenë se nuk ka dëshirë që të pranojë të luajë në Ligën e Dytë, me gjithë kërkesën nga trajneri i skuadrës.

Eros Grezda raportohet sërish me interesime nga Franca, teksa Stiven Xherrard nuk e ka në plane te Rejnxhërs. Kristal Abazaj është një tjetër shqiptar me sytë nga merkato, pasi i ka përfunduar huazimi në Kroaci dhe duket jashtë planeve të Anderlehtit. Armando Sadiku është gjithashtu në kërkim të një destinacioni, teksa trajneri i Levantes nuk e ka në plane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: