Connect with Us

Shkëlqeu në Kroaci, Myrto Uzuni pranë kalimit te klubi i njohur spanjoll

Kombëtare

Shkëlqeu në Kroaci, Myrto Uzuni pranë kalimit te klubi i njohur spanjoll

Publikuar

-

Nga Kroacia drejt Spanjës. Mes fushori me tipare sulmuese i Kombëtares pritet që të bëjë hapin e madh në karrierë. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Myrto Uzuni është në radarët e skuadrës së Majorkës dhe palët janë pranë arritjes së marrëveshjes për të kompletuar transferimin.

Pas ecurisë fantastike në vendin tonë, ai e shfrytëzoi mjaft mirë edhe trampolinën kroate për të kaluar në një nga kampionatet elitare siç është La Liga. Mesi, Suarez, Grizman, apo Hazard, Ramos e Modriç janë disa nga yjet katalanas dhe madrilenë me të cilët futbollisti i Kombëtares shqiptare do të ketë fatin që të përballet në rast se do të realizohet ky transferim për sezonin e ri.

Myrto Uzuni ishte një nga futbollistët që spikati në vendin tonë. Në stacionin e fundit, Laçi, ai ia doli që të bindë drejtuesit e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit që të vihen në lëvizje. Me anë të ish-trajnerit të kurbinasve, Besnik Prenga, u bë i mundur edhe kalimi i Uzunit në Kroaci. Prenga ishte dhe është aktualisht një prej skautëve të ekipit kroat dhe piketoi Uzunin. Në një sezon me ekipin kroat, u aktivizua në 29 takime të vlefshme për elitën e futbollit kroat duke qenë protagonistnë 15 gola të Lokomotivës së Zagrebit.

Uzuni shënoi shtatë gola dhe asistoi në tetë të tjerë për shokët e tij. Gjithashtu, shqiptari shënoi edhe një gol në Kupën e Kroacisë me skuadrën e tij gjatë sezonit të fundit. Në periudhën e fazës përgatitore me Lokomotivën, ai ishte një nga futbollistët më aktivë ku nuk munguan edhe golat e realizuar prej tij.

Gazeta ka mësuar se për Uzunin ka një interesim të fortë nga ekipi spanjoll, i cili sezonin e fundit e përfundoi në vend të pestë në Ligën e Dytë spanjolle dhe më tej ia doli që të siguronte ngjitjen në fazën “play-off”. Skuadra spanjolle drejtohet nga Visente Moreno.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

“Boom-boom” Armando Sadiku/ Bomberi kuqezi i jep fitoren Malaga-s

Publikuar

-

Malaga e Armando Sadikut ka fituar sfidën për mbijetesë në Segunda Division kundër Deportivo la Coruna, duke e mundur këtë të funsdit 2-0 në transfertë. Villanueva ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 42-të, ndërsa sulmuesi shqiptar ka vulosur fitoren e ekipit të tij me në minutën e 87-të, duke dërguar topin në rrjetë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Rinovimi i Edi Rejës/ Salihi ka një mesazh për Dukën

Publikuar

-

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, duhet të vendosë në lidhje me trajnerin e kombëtares, Edy Reja. Italianit i përfundon kontrata në nëntor dhe koha nuk pret. Në krye të kuqezinjve ai ka bërë një punë të mirë deri më tani. Mosha është faktori kundër italianit, pasi ka mbushur 74 vjeç. Gjithsesi ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Kumbulla i ka lënë të gjithë me gojë hapur/ Tani e kërkon edhe Juventusi

Publikuar

-

Marash Kumbulla është në rrugë të mbarë. Një ditë më parë Hellas Verona u mposht nga Napoli dhe mbrojtësi i Shqipërisë ishte titullar, bashkë me dardanin Amir Rrahmani. Skuadra e Ancelottit shënoi dy herë dhe në fund skuadra e dy shqiptarëve doli e mundur. Në mediat italiane ndërkohë ka shumë fjalë në lidhje me të […]

LEXO TE PLOTE