Connect with Us

Video/ Liverpooli e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

Premier Liga

Video/ Liverpooli e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

Publikuar

-

Liverpool e nis me hap kampioni sezonin 2019-2020.

Kampionët e Europës nuk falën që në start, duke shkatërruar me “poker” golash të sapongjiturit në Premier League, Norwich City. Një fitore 4-1 për të besuarit e Jurgen Klopp që hipotekuan 3 pikët ende pa mbyllur pjesa e parë.

Takimi nisi furishëm për vendasit, me Origi që detyroi Krul të nxirrte topin nga rrjeta ende pa u plotësuar 7 minuta lojë. Në fakt ishte një autogol i Grant Hanley, çka rezultoi fatale për “kanarinat”.

Pak minuta më pas, më saktë në të 19-tën ishte radha e Mohamed Salah për të përshëndetur rrjetën kundërshtare, teksa Virgil van Dijk dhe Divock Origi në minutat 28-të dhe 43-të vulosën pjesën e parë në 4-0. Goli i Teemu Pukki për miqtë në pjesën e dytë, shërbeu vetëm për statistikë.

Ndërkohë, lajmi më i keq për skuadrën “The Reds” vjen nga Alisson Becker. Braziliani la fushën i dëmtuar, duke i lënë vendin Adrian, që e mbrojti portën e Liverpool për rreth 50 minuta.

https://streamable.com/kaqq1
https://streamable.com/2lbua
https://streamable.com/abcq4
https://streamable.com/u6ij9

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Do të transferohet te Barcelona?/ Ylli brazilian merr vendimin e madh për të ardhmen

Publikuar

-

Willian ka vendosur të refuzojë rinovimin e kontratës me Chelsean. Brazilianit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe ai ka vendosur përfundimisht të mos rinovojë më me “Blutë e Londrës”. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Barcelona, katalanasit e kanë kërkaur edhe më parë, por nuk arritën të gjenin gjuhën e […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Po shkëlqen me Interin, Guardiola kërkon “xhuxhin” magjik të Serisë A

Publikuar

-

Një nga transferimet e shumta që bëri Interi gjatë verës së fundit ishte edhe Stefano Sensi. 24-vjeçari u huazua nga Sassuolo me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni për 35 milionë euro. Deri në këtë pjesë të sezonit, shtatshkurtëri italian është padyshim transferimi më i goditur në Serie A, i cili është kthyer […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ish-ylli i Juventusit shpërthen kundër babait të tij/ Mos fol për jetën time

Publikuar

-

Moise Kean ka shpërthyer ndaj babait të vet, pas komenteve të këtij të fundit ku kritikonte të birin për transferimin nga Juventus tek Evertoni gjatë kësaj vere. 19-vjeçari u transferua për 27 milionë paundë në Angli, por ende nuk e ka gjetur rrjetën. Ndërsa babai i tij pranon se kishte dashur që i biri të […]

LEXO TE PLOTE