Connect with Us

Live/ Man. City shënon golin e dytë, protagonist edhe VAR-i

Premier Liga

Live/ Man. City shënon golin e dytë, protagonist edhe VAR-i

Publikuar

-

Man. City po luan ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier League ndaj West Ham. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për “Qytetarët” me golin e Gabriel Jesus. Pjesa e dytë ka filluar më shumë emocione. City ka dyfishuar rezultatin me Sterling në minutën e 51-të.

Sulmuesi anglez ka dërguar topin në rrjetë pasi ka kaluar topin mes këmbëve të portierit Fabianski.

Tri minuta më vonë ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, i realizuar nga Gabriel Jesus, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për pozicion jashtë loje.


KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Zyrtare/ Kampioni i Europës i befason të gjithë me ekipin e ri

Publikuar

-

Daniel Sturridge është lojtari më i ri Trabzonspor.

Fituesi i Champions League me Liverpoolin kishte oferta nga kampionate të ndryshme, por në fund ka zgjedhur transferimin në Turqi.

Sulmuesit anglez i skadoi kontrata me kampionët e Europës më 30 qershor dhe që nga ajo datë ishte lojtar i lirë. /CNA.al

https://twitter.com/Trabzonspor/status/1164190618471604225/photo/1

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Humbi penalltinë vendimtare/ Pogbas i ndodh e papritura në rrjetet sociale

Publikuar

-

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, pasi humbi penalltinë në ndeshjen e Premierligës ndaj Wolves, ra pre e abuzimit racist në rrjetet sociale.

Në momentin që ndeshja ishte 1-1, Pogba gaboi nga penalltia që u prit nga Rui Patricio.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Pogba u sulmua nga thirrje të shumta raciste në rrjetet sociale duke e quajtur atë majmun apo dhe ofendime të tjera racore.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, jo vetëm me Pogban, por edhe me shumë futbollistë të tjerë me ngjyrë. Pas këtij rasti ka pasur një reagim të fuqishëm nga futbollistë të United dhe të shumë ekipeve të tjera që dalin në krah të Pogbas dhe bëjnë thirrje që kjo marrëzi duhet të marrë fund. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Liverpooli fërkon duart/ Ja sa milionë euro do të fitojë nga shitja e Coutinho te Bayern

Publikuar

-

Philippe Coutinho është huazuar për një sezon te Bayerni me të drejtë blerje në fund të tij.

Në rast se do të ndodhë shitja përfundimtare, Bayerni do të paguajë 120 milionë euro te Barcelona, nga të cilat 18 milionë euro do të kalojnë në arkën e Liverpoolit.

Ky është një bonus i përfshirë në marrëveshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës në janar të vitit 2018, koha kur braziliani la “Anfield” për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Klubi katalanas pagoi 150 milionë euro për kartonin e Coutinhos, por ai nuk arriti dot të përshtatej në Spanjë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE