Connect with Us

Barcelona turpëron Hysajn dhe Napolin/ Griezmann shënon golin e parë

Sport

Barcelona turpëron Hysajn dhe Napolin/ Griezmann shënon golin e parë

Publikuar

-

Barcelona ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Napolin në miqësoren e luajtur në SHBA.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Suarez zhbllokoi rezultatin në minutën e 48′. Griezmann shënoi tetë minuta më pas golin e dytë të ndeshjes dhe të parin për të me fanellën e Barcelonës.

120 sekonda pas golit të Griezmann, Suarez shënon golin e tretë dhe të dytin personal për këtë takim në minutën e 58′. Francezi Dembele shënoi golin e katërt në minutën e 63′, duke shpartalluar ekipin italian.

Edhe pse mungonte Messi për shkak dëmtimi, djemtë e Valverdes duken në formë të mirë dhe gati për sezonin e ri.

Ndërsa Napoli i Ancelottit i duhet shumë punë për të bërë para fillimit të sezonit. Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, e filloi nga minuta e parë dhe luajti për 62 minuta, por pa lënë asnjë gjurmë. /CNA.al

https://streamable.com/xcjt1

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E BUJSHME/ Talenti shqiptar shumë pranë transferimit në Premier Ligë

Publikuar

-

Nga

Mesfushori Bersant Celina mund të transferohet në Premierligë. Ylli i Kosovës po vazhdon me paraqitjet e tij fenomenale në Championship, duke ndihmuar Swansean në rrugëtimin për promovim në Premierligë. Paraqitjet e Celinës nuk i kanë shpëtuar syve të trajnerëve nga Premierlgia. ‘Sun Sport’ raporton për interesimin e trajnerit të Brighton, për shërbimet e Celinës. Swansea […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Merr fund ankthi, ylli i Vllaznisë bashkohet me grupin

Publikuar

-

Nga

Vllaznia po vijon normalisht përgatitjet për javën e 18 të Superligës, teksa në mesjavë do të presë në “Loro Boriçi” ekipin e Flamurtarit. Të besuarit e Jonuz janë kthyer nga Ohri me pritshmëri maksimale, duke nënshkruar edhe me tre lojtarë në këtë hapsirë merkatoje. Bëhet fjalë për mbrojtësin Adili dhe dy sulmuesit Hristov dhe Sidorenco. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dy shqiptarë magjepsin Serinë A, përzgjidhen në listën e …

Publikuar

-

Nga

Serie A ka publikuar listën me 15 futbollistët që kanë rikuperuar më shumë herë topin deri në këtë pjesë të sezonit.  Në krye qëndron një shqiptar. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Partizanin, Amir Rrahmanin i cili ia ka dalë të rikuperojë topin në 271 raste. Dhe jo më kot, mbrojtësi është zyrtarizuar si lojtari më […]

LEXO TE PLOTE