Connect with Us

Bomba e merkatos/ Ylli i madh i Portugalisë drejt Milanit, dikush duhet të sakrifikohet

Seria A

Bomba e merkatos/ Ylli i madh i Portugalisë drejt Milanit, dikush duhet të sakrifikohet

Publikuar

-

“Rai Sport” ka publikuar një lajm të bujshëm mbasditen e sotme. Agjenti portugez, Jorge Mendez, është duke punuar për të sjellë në Milano yllin portugez të Sportig Lisbonë, Bruno Fernandes. 24-vjeçari ishte lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm në Premier League, konkretisht te Man. United. Bisedimet mes dy ekipeve vazhduan deri në datë 8 gusht kur u mbyll merkato në Angli, por nuk u gjet gjuha e përbashkët.

Situatën e ka marrë në dorë agjenti Mendez, i cili ia ka sugjeruar Milanit klientin e tij, por këta të fundit duhet me patjetër të shesin Suson për një shifër rreth 35-40 milionë euro. Vlera e kartonit të portugezit është 80 milionë euro, por ai mund të huazohet te Milani fillimisht dhe më pas mund të vijë blerja e tij.

Edhe pse është mesfushor, në sezonin e kaluar shënoi 33 gola në të gjitha kompeticionet për Sporting Lisbonën, ndaj dhe emri i tij është përmendur shumë këtë merkato.

Ai e ka shprehur haptazi dëshirën për t’u larguar nga kampionati portugez drejt një kampionati më të rëndësishëm dhe një transferim i mundshëm te Milani është mëse i mundur duke ditur se marrdhënia mes Jorge Mendez dhe klubit kuqezi është e shkëlqyer. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

A do të transferohet Mandzukic te Bayerni?/ Ky është vendimi përfundimtar

Publikuar

-

Një nga emrat e përfolur së fundi për një transferim drejt Mynihut, ka qenë edhe Mario Mandzukic. Kroati nuk ka shumë hapësira në dispzocion te “Zonja e Vjeter”, ndaj dhe po shqyrton mundësinë për t’u larguar.

Por, sipas asaj që raporton “Bild”, bavarezët kanë hequr dorë nga Mandzukic, pas huazimit të Coutinhos dhe po shikojnë alternativa të tjera në pozicionin e tij.

Sulmuesi kroat përfundimisht nuk është më në planet e Bayernit. Tani për Mandzukic kanë mbetur në lojë dy dy pista të tjera: transferimi te Dortmundi apo Atletico Madrid, ose qëndrimi edhe për një sezon te Juventusi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Balotelli refuzoi ofertën e majme të klubit brazilian/ Mesazhi i tij po bën xhiron e botës

Publikuar

-

Mario Balotelli ka refuzuar në fund ofertën e Flamengos, pasi ka zgjedhur të transferohet te klubi i tij i fëmijërisë, Brescia. Edhe pse klubi braziliani i ofroi një rrogë të majme, shumë më shumë sesa do të marrë te Brescia, “SuperMario” vendosi të dëgjojë zemrën e tij.

Por, për t’u treguar të gjithëve që tani është një njeri tjetër dhe që ka ndryshuar, Balotelli ka falënderuar publikisht përmes një postimi në rrjetet socialet tifozët e Flamengos, pasi kanë treguar një interes shumë të lart për të.

Faleminderit tifozëve të Flamengo për të gjitha mesazhet dhe shfaqjet e dashurisë që kam marrë nga ju ditët e fundit. Fat të mirë për të gjithë ju!“, shkruan Balotelli.

View this post on Instagram

Obrigado! 🙏🏾

A post shared by Mario Balotelli🇮🇹👨‍👧‍👦🦁 (@mb459) on

Zyrtarizimi te Brescia pritet të ndodhë javën që vjen. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme/ Interi arrin marrëveshjen me bomberin e njohur

Publikuar

-

Pas Romelu Lukakut, Interi do të transferojë një tjetër sulmues të Man. United. Këtë herë bëhet fjalë për Alexis Sanchez.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, insiston që Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, duke pranuar një ulje të konsiderueshme page vetëm që të transferohet në Milano.

Tani agjenti i tij, Fernando Felicevich, do të udhëtojë drejt Manchesterit për t’u takuar me drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe për të gjetur akordin për këtë lëvizje.

Formula e transferimit do jetë e tillë: huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerjë në fund të tij.

Për kilianin do të jetë një rikthim në Serie A, pasi luajti për Udinesën për 4 sezone 2007-2011, më pas u transferua te Barcelona, Arsenali dhe në fund Man. United. /CNA.al

LEXO TE PLOTE