Connect with Us

Daja bën pazar te Flamurtari, një tjetër lojtar gati të bashkohet me Skënderbeun

Sport

Daja bën pazar te Flamurtari, një tjetër lojtar gati të bashkohet me Skënderbeun

Publikuar

-

Skënderbeu i këtij sezoni vazhdon që të përforcohet me elementë cilësorë të cilët trajneri Ilir Daja shpreson që t’i ketë sa më parë në dispozicion në mënyrë që të fillojë punën për edicionin që nis vetëm pas dy javësh.

Grupi aktual nuk duket se është në gjendje të përballojë këtë pjesë të parë të edicionit ndaj po kërkohen përforcime të tjera për të bërë të mundur që Daja të ketë një ekip cilësor i cili me kalimin e kohës të mund të renditet në zonën e Europës në kampionat.

Këto përforcime Daja vazhdon t’i kërkojë nga klubet ku ka qenë pjesë dhe futbollistë që i ka drejtuar vetë më parë. Kështu, pas Koliçit e Turtullit, Skënderbeut pritet t’i bashkohet një tjetër emër që trajneri ka drejtuar në Vlorë, shkruan “Vipsport.al”

Blerim Kotobelli është shumë pranë firmës me klubin korçar, i cili ka nevojë për një mbrojtës të majtë tani që Abazi i dha lamtumirën. Të dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe vetëm çështje të vogla burokratike ndajnë Kotobellin nga klubi korçar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Duro: Pres edhe dy goditje të tjera në merkato

Publikuar

-

Nga

Kukësi mban vendin e parë të tabelës së renditjes së Superiores. Me 31 pikë në 17 javë verilindorët udhëheqin kampionatin, por kur nuk ka kaluar as gjysma e sezonit, trajneri Shpëtim Duro pretendon ta nisë aty ku e la. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet për ndeshjen e radhës kundër Luftëtarit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Takaj shpërthen ndaj arbitrit: Hera e dytë që na i bën këtë, ja e ardhmja e Bruno Ditës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas suksesit me Partizanin pohoi se ishte i bindur që ekipi kishte potencial për të bërë atë paraqitje. Takaj pohoi se me Imamin dhe kthimin e Jashanicës grupi quhet i plotë, që nënkupton se nuk do të ketë transferime të “yjeve” të skuadrës. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vazhdojnë thirrjet “Rama IK”, tifozët nuk ndalen as në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Publikuar

-

Nga

Mesa duket thirrjet në korr ‘Rama ik’ janë shndërruar tanimë në një traditë në çdo ndeshje futbolli. Tifozët çohen nga vendi dhe brohorasin me të madhe thirrje kundër kryeministrit të qeverisë. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Skënderbeu’ në Korçë, mes skuadrave Skënderbeu dhe Partizani. Teksa nis ndeshja, […]

LEXO TE PLOTE