Connect with Us

E duan tifozët, por jo drejtuesit/ Milani shtyn yllin kryesor drejt rivalëve

Seria A

E duan tifozët, por jo drejtuesit/ Milani shtyn yllin kryesor drejt rivalëve

Publikuar

-

Spanjolli Suso është një ndër lojtarët më të preferuar për tifozët e Milanit, por drejtuesit e kuqezinjve mendojnë ndryshe.

Milan kërkon 30 milionë euro për fantazistin spanjoll, me qëllim që këto para të përdoren për transferimin e Angel Correa nga Atl. Madrid. “Los Colchoneros” duan 45-50 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas, por që Milan të jetë në rregull me UEFA-n për bilancet financiare duhet të sakrifikojë një nga yjet e ekipit dhe ky është Suso.

Për 25-vjeçarin ka interes të madh nga Fiorentina. Me ardhjen e presidentit të ri italo-amerikan, Commisso, klubi vjollcë synon të bëjë një merkato cilësore dhe Suso do të ishte qershia mbi tortë.

Negociatat mes dy ekipeve kanë nisur. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Ekip i frikshëm (foto)/ A do ta fitojë Juventusi Championsin me këtë formacion?

Publikuar

-

Të shtunën, Juventusi fillon mbrojtjen e titullit në Serie A me ndeshjen kundër Parmës.

Kureshtja më e madhe është si do të duket formacioni i Sarrit këtë sezon dhe mënyra si do të përshtasë blerjet e reja.

Sipas “Goal.com”, skema e bardhezinjve këtë sezon do të jetë 4-3-3, ku sigurisht nuk mungojnë blerjet e kësaj vere, dy mbrojtësit De Ligt dhe Danilo, si dhe dy mesfushorët e ardhur me parametra zero, Ramsey dhe Rabiot.

Jashtë formacionit mbetet Dybala, ndërsa në qendër të sulmit është Ronaldo. Synimi kryesor i “Zonjës” për këtë sezon është triumfi në Champions League. A do t’ia arrijë? /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Golashënuesit më të mirë deri në 23 vjeç/ Në vend të parë “dështaku” i Interit

Publikuar

-

Aventura e tij te Interi ishte një dështim i vërtet, po ashtu edhe huazimi te Benfica. Siç duket, disa lojtarë janë të destinuar për të shkëlqyer vetëm në vendin e tyre.

Të paktën kështu po ndodh me Gabriel Barbosa, apo siç njihet ndryshe Gabigol. Braziliani u transferua me shumë bujë për 30 milionë euro në vitin 2016 nga Santosi tek Interi, por nuk la asnjë gjurmë.

Me rikthimin në Brazil në formë huazimi te Flamengo, Gabigol rigjeti veten dhe po shënon sërish duke qënë futbollisti më i mirë i momentit në Serie A braziliane.

Siç raportohet nga “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi në pronësi të Interit është golashënuesi më i mirë në botë për lojtarët deri në moshën 23 vjeç. Gabigol ka shënuar plot 111 gola duke lënë pas emra të mëdhenj si Dembele apo Mbappe.

23-vjeçari i Lyonit, Moussa Dembele, renditet i dyti me 104 gola.

Mbappe renditet i treti me 102 gola. Në vend të katërt renditet një tjetër brazilian, Gabriel Jesus me 91 gola.

Në vend të pestë është Timo Werner, gjermani i Leipzig, me 88 gola. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Zbulohet numri i Ribery te Fiorentina/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe

Publikuar

-

Franck Ribery ka zbarkuar në Firence, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të firmosë kontratën me klubin vjollcë, tifozët e së cilës e pritën me entuziazëm në aeroport.

Siç është raportuar nga “SportMediaset”, Erick Pulgarhas pranoi të linte fanellën me numrin 7 për legjendën franceze, i cili ende pa firmosur zyrtarisht është kthyer në të preferuarin e tifozëve.

LEXO TE PLOTE