La Liga
Roma dhe Reali dhurojnë spektakël/ 4 gola në 45 minutat e para (video)

Sapo ka përfunduar pjesa e parë e miqësores që po luhet në “Olimpico” mes Romës dhe Realit. Plot 4 gola u shënuan në pjesën e parë. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me golin e Marcelos në 16′ pas asistit fantastik të Modric.
https://twitter.com/goal201920/status/1160617160315506689
3 golat e tjerë u shënuan në një hark prej 6 minutash. Në minutën e 34′, Roma barazoi rezultatin përkohësisht me golin e shënuar nga Diego Perotti.
https://twitter.com/i/status/1160621620878303232
4 minuta më vonë, një kombinim mes dy brazilianëve Marcelo-Casemiro solli golin e dytë për madrilenët.
Pa kaluar 120 sekonda, vendasit barazuan në minutën e 40 me golin e Dzekos.
Roma 2-2 Real Madrid
⚽ E. Džeko (Asist Cengiz ÜNDER) pic.twitter.com/lA0WX2fXTZ
— Yiğit (@Yigitaslan1905_) August 11, 2019
Kjo miqësore ështe e vlefshme për trofeun “Marbel Green Cup”, që lidhet me promovimin e politikave për një zhvillim të qëndrueshëm të planetit. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tifozët duan largimin e tij, trajneri i Barcelonës shkruan historinë
Pas pesë golave që Barcelona shënoi mbrëmë kundër Mallorca, klubi katalanas arrin në shifrën e 200 golave nën drejtimin e Ernesto Valverde. Kjo statistikë përfshin...

Zbulohet blerja e parë e Milanit në merkaton e janarit/ Do të jetë ylli i Barcelonës
Milani duket se e ka mbyllur që tani goditjen e parë të merkatos së janarit. Sipas lajmeve të medieve italiane dhe atyre spajolle, Milani ka...