Connect with Us

Spektakël në “Old Trafford”/ Man. United i papërmbajtshëm, Chelsea për turp (video)

Premier Liga

Spektakël në “Old Trafford”/ Man. United i papërmbajtshëm, Chelsea për turp (video)

Publikuar

-

Java e parë e Premier League filloi direkt me një supersfidë mes Man. United dhe Chelseas që u luajt në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” dominuan takimin nga minuta e parë deri në fund dhe fituan me rezultatin 4-0.

Në minutën e 18′, Rashford u pengua në zonë nga Kurt Zouma duke shkaktuar penallti, të cilën po vetë Rashford e ekzekutoi në mënyrë perfekte. Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në 45-minutat e dyta pritej reagimi i djemve të Lampard, por ndodhi e kundërta. Të zotët e shtëpisë shënuan edhe dy herë të tjera brenda 120 sekondave me Martial 65′ dhe sërish Rashford 67′.

Në minutën e 81′, United shënoi golin e katërt me të riun, Daniel James, i transferuar këtë verë. Duhet përmendur fakti që Paul Pogba dha dy asiste në këtë ndeshje duke lënë pas zërat e verës që e lidhnin me një largim nga Manchesteri.

Solskjaer e nis në mënyrën e duhur sezonin e ri, ndërsa Lampard ka shumë punë për të bërë me të tijtë.

Golat e këtij takimi mund t’i ndiqni më poshtë. CNA.al

https://twitter.com/GoalLive24/status/1160579455934484480?s=19

https://twitter.com/donsports1/status/1160601450189414400?s=19

https://twitter.com/D9INE_FUTBOL/status/1160599517281935360?s=19

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Liverpooli pranon largimin e Shaqirit, por kërkon një shifër të frikshme

Publikuar

-

Liverpooli ka refuzuar dy oferta për ta huazuar Xherdan Shaqirin te Roma dhe Sevilla, pasi Jurgen Klopp është i bindur në vendimin për ta mbajtur përfaqësuesin zviceran me origjinë nga Kosova në skuadër deri në fund të sezonit. 28-vjeçari ka qenë titullar vetëm në tre ndeshje të këtij sezoni, e fundit në gjysmëfinalen e Kupës […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Plas sherri keq te Totenhami/ Lojtari i kërkon Mourinhos llogari

Publikuar

-

Karakteri i një trajneri si Jose Mourinho njihet nga e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm. Trajneri portugez ditën e sotme numëron dy muaj në stolin e londinezëve dhe nuk kishte si të mungonte tensioni i tij i parë me lojtarët. Një ditë pas ndeshjes me Watford, e cila u mbyll në barazimin 0-0, […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Guardiola merr vendimin e frikshëm, ja çfarë do të ndodhë në verë me yjet e Man. City-t

Publikuar

-

Trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se asnjë nga futbollistët aktualë te Manchester City nuk e ka vendin të sigurt dhe se mund të largohet në merkaton e verës. Këtë sezon, kampionët e Premier League kanë hasur shumë vështirësi në kampionat. “Unë kam një ide të asaj që na duhet në merkaton e verës. Flas shpesh […]

LEXO TE PLOTE