Connect with Us

Kupa e Gjermanisë/ Bayerni kalon pa probleme në raundin tjetër, debuton ylli i madh

BundesLiga

Kupa e Gjermanisë/ Bayerni kalon pa probleme në raundin tjetër, debuton ylli i madh

Publikuar

-

Bayern Munich ka fituar me shifrat 3-1 ndaj Energie Cottbus në fushën e këtyre të fundit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, raundi i parë.

Golat për ekipin bavarez u shënuan nga Lewandowski në minutat 32′, 85′ dhe Coman 64′. Ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Taz në minutën e 93′ nga pika e bardhë e penalltisë.

Vlen për t’u përmendur edhe debutimi i Lucas Hernandez në minutat e fundit, blerja më e shtrenjtë në historinë e bavarezëve.

Golat e këtij takimi i ndiqni më poshtë. /CNA.al



KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Liverpooli fërkon duart/ Ja sa milionë euro do të fitojë nga shitja e Coutinho te Bayern

Publikuar

-

Philippe Coutinho është huazuar për një sezon te Bayerni me të drejtë blerje në fund të tij.

Në rast se do të ndodhë shitja përfundimtare, Bayerni do të paguajë 120 milionë euro te Barcelona, nga të cilat 18 milionë euro do të kalojnë në arkën e Liverpoolit.

Ky është një bonus i përfshirë në marrëveshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës në janar të vitit 2018, koha kur braziliani la “Anfield” për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Klubi katalanas pagoi 150 milionë euro për kartonin e Coutinhos, por ai nuk arriti dot të përshtatej në Spanjë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

A do të transferohet Mandzukic te Bayerni?/ Ky është vendimi përfundimtar

Publikuar

-

Një nga emrat e përfolur së fundi për një transferim drejt Mynihut, ka qenë edhe Mario Mandzukic. Kroati nuk ka shumë hapësira në dispzocion te “Zonja e Vjeter”, ndaj dhe po shqyrton mundësinë për t’u larguar.

Por, sipas asaj që raporton “Bild”, bavarezët kanë hequr dorë nga Mandzukic, pas huazimit të Coutinhos dhe po shikojnë alternativa të tjera në pozicionin e tij.

Sulmuesi kroat përfundimisht nuk është më në planet e Bayernit. Tani për Mandzukic kanë mbetur në lojë dy dy pista të tjera: transferimi te Dortmundi apo Atletico Madrid, ose qëndrimi edhe për një sezon te Juventusi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Coutinho zbarkon në Mynih/ Zbulohet numri që do të mbajë te Bayerni

Publikuar

-

Philippe Coutinho ka zbarkuar në Mynih për testet mjekësore përpara se të prezantohet zyrtarisht te Bayerni.

Braziliani dukej i qeshur dhe nuk ngurroi të bënte foto me fansat. Ai refuzoi transferimin te PSG-ja, ndërsa nuk i tha “jo” propozimit të gjigantit bavarez.

Coutinho do të huazohet për një sezon me të drejtë blerje në fund të tij për 120 milionë euro. Ky është akordi mes Barcelonës dhe Bayernit.

Edhe pse nuk është prezantuar akoma zyrtarisht, në rrjetet sociale është zbuluar se fantazisti brazilian do të mbajë numrin 10 te Bayerni. /CNA.al

LEXO TE PLOTE