BundesLiga
Bayerni nuk mjaftohet vetëm me Perisic/ Gati transferimi i kampionit të botës

Paraditen e sotme, Bayerni zyrtarizoi transferimin e kroatit Ivan Perisic nga Interi. Nënkampioni i botës do të huazohet për një vit me të drejtë blerje në fund të sezonit të ri.
Por, bavarezët nuk mjaftohen vetëm me Perisic, tani janë hedhur në sulm për mesfushorin e Juventusit, Blaise Matuidi, sipas asaj që raporton “Tuttosport”.
Pas ardhjes së Ramsey dhe Rabiot, por dhe emrave të tjerë në mesfushë si Pjanic, Khedira, Cuadrado apo Benatncur, hapsirat për kampionin e botës te Juventusi janë zvogëluar.
Duke qenë se kontrata i skadon verën e ardhshme, Juventusi është gati ta lërë të lirë mesfushorin këtë sezon me qëllim që të mbush arkën me disa miliona euro.
Deri tani nuk bëhen të ditura shifrat konkrete, por Kovac e shikon francezin si një alternativë të mirë në mesfushë ndaj dhe ka kërkuar që transferimi i tij të kryhet sa më shpejt. /CNA.al