Connect with Us

Champions League/ Eliminohet ekipi që nxorri jashtë loje Partizanin, ja 10 ekipet e fazës play-off

Sport

Champions League/ Eliminohet ekipi që nxorri jashtë loje Partizanin, ja 10 ekipet e fazës play-off

Publikuar

-

Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit të turit të tretë kualifikues të Champions League dhe surpizat kanë qenë të mëdha. Qarabagu që eliminoi Partizanin ka humbur në fushën e tij 0-2 ndaj Apoelit të Qipros dhe e mbyll këtu rrugëtimin në Champions League.

Vlen për t’u përmendur, që Apoeli humbi 1-2 në fushën e tij në ndeshjen e parë, gjë që solli dhe shkarkimin e Paolo Tramezzanit, ish-zëvendës trajneri i Shqipërisë. Ndërsa sot ekipi qipriot ka bërë përmbysjen e madhe.

Surpriza e madhe vjen nga Austria, aty ku ekipi i LASK Linz eliminon Baselin e Taulant Xhakës. Ekipi austriak mundi në të dy ndeshjet ekipin zviceran.

Nënkampionët e sezonit të kaluar, Ajax, u kualifikuan në fazën play-off pasi mundën 3-2 në fushën e tyre PAOK-un, ku luajnë dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Mihaj dhe Kaçe. Të dy nuk ishin thirrur fare për këtë takim. Ndeshja e parë në Greqi kishte përfunduar në barazim 2-2.

Ndërsa befasia më e madhe e natës së sotme ka qenë eliminimi i dy ekipeve të mëdha dhe me shumë eksperiencë në Champions, si Celtic i Skocisë dhe Porto e Portugalisë.

10 ekipet që janë kualifikuar për fazën play-off këto ekipe: Qarabag, Rosenborg, Club Brugge, Partizan Beograd, Dinamo Zagreb, Ajax, LASK Linz, CFR Cluj, Olyampiacos, Krasnodar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: