Connect with Us

E bleu me bujë, PAOK-u merr vendimin drastik për Enea Mihajn

Sport

E bleu me bujë, PAOK-u merr vendimin drastik për Enea Mihajn

Publikuar

-

U ble me shumë bujë nga PAOK, por për Enea Mihajn po diskutohen edhe mundësitë e huazimit nga kampionët në fuqi të kampionatit grek. Nga sa raportohet në mediat greke, për qendërmbrojtësin kuqezi ka një interesim nga skuadra e Tenerifes, e cila ka bërë interesime dhe bisedime konkrete me drejtuesit e skuadrës greke.

Mirëpo, siç bëjnë me dije mediat pranë klubit të PAOK, kjo e fundit nuk është e sigurt që do të pranojë të heqë dorë nga shërbimet e qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Dyshimet shtohen më tepër kur Tenerife ka kërkuar që skuadra greke të mbulojë 2/3-at e pagesës vjetore të shqiptarit.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë stafi teknik dhe drejtuesit e PAOK rreth Enea Mihajt, i cili u ble gjatë kësaj merkatoje. Mihaj shihet si një qendërmbrojtës i perspektivës në Greqi për çfarë ka treguar deri më tani, duke shfaqur cilësi prej lideri edhe pse në moshë shumë të re.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zhvishet arbitrja e Superigës shqiptare, i mahnit të gjithë me fotot e fundit

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta të këtyre ditëve të gushtit, mendon t’i ngrejë akoma më shumë arbitrja seksi, Emanuela Rusta. Ditët e fundit, ajo ka postuar disa foto të nxehta, ku shfaqet me bikini në natyrë.

Rusta, që u bë e njohur sezonin që lamë pas, teksa ishte arbitre linje në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, shfaqet me forma bombastike, në këtë prag-sezoni, i cili parashikohet i zjarrtë, edhe me pjesëmarrjen e arbitreve femra.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lerda feston ditëlindjes pas fitores me Kukësin, ja surpriza për trajnerin italian

Publikuar

-

Nga

Dy gëzime në një ditë! Pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë, ndaj Kukësit, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, festoi mbrëmjen e djeshme, 52-vjetorin e lindjes.

Në momentin e mbërritjes në kryeqytet, skuadra e kuqe u akomodua në një nga lokalet e kryeqytetit, teksa ka festuar, me fishekzjarrë, muzikë dhe pije, ditëlindjen e teknikut italian, i cili nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dukej tepër i lumtur për këtë moment special.

LEXO TE PLOTE

Sport

Pollozhani i rikthehet futbolli, gati firmën me Skënderbeun

Publikuar

-

Nga

Artim Pollozhani u largua pak ditë më parë mes polemikave nga posti i drejtorit sportiv të Flamurtarit. 37-vjeçari kishte pranuar të tërhiqej si lojtar dhe të merrte një post drejtuesi në klub, por gjërat nuk shkuan ashtu si mendohej.

Vetë Pollozhani paralajmëroi pak ditë më parë se destinacioni i tij i radhës pritet të jetë surprizues. Gazeta zbulon nga burime të sigurta pranë lojtarit strugan se ai ka vendosur të vazhdojë futbollin dhe ka gjetur në parim akordin me Skënderbeun

Pollozhani ka takuar drejtuesit korçarë ditët e fundit dhe pritet që të dalë në stërvitje, duke rigjetur trajnerin Ilir Daja, me të cilin bashkëpunoi sezonin e fundit te Flamurtari, shkruan “Panorama Sport”. Lojtari shihet si një alternativë serioze për qendrën e mbrojtjes së Skënderbeut, aty ku largimet e titullarëve kanë bërë që skuadra të jetë e zbuluar.

LEXO TE PLOTE