La Liga
E zbulon vetë Ronaldo/ Ja cili është ndryshimi i madh mes meje dhe Messit

Për më shumë se 10 vite, ata të dy kanë pushtuar botën e futbollit duke fituar çdo trofe të mundshëm individual, por dhe shumë trofe ekiporë. Debati se kush prej atyre dyve është më i miri duket se nuk ka për të mbaruar ndonjëherë.
Së fundi, ka qenë vetë Cristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë për DAZN, ku tregon dallimin e madh mes tij dhe “rivalit të përjetshëm” Messit.
“Diferenca mes meje dhe Messit është se unë kam luajtur për klube të ndryshëm dhe kam fituar Champions League me klube të ndryshëm. Kam qenë golashënuesi më i mirë i Champions League për gjashtë sezone radhazi. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë bërë këtë gjë, për këtë arsye them se unë mund ta identifikoj veten me këtë kompeticion”.
“Messi është një lojtar i madh, i cili më ka ndihmuar mua të përmirësohem vit pas viti”, u shpreh portugezi. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbulohet blerja e parë e Milanit në merkaton e janarit/ Do të jetë ylli i Barcelonës
Milani duket se e ka mbyllur që tani goditjen e parë të merkatos së janarit. Sipas lajmeve të medieve italiane dhe atyre spajolle, Milani ka...

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës
Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj...