Connect with Us

Firmos Realdo Fili, gati edhe një sulmues nga Korça

Sport

Firmos Realdo Fili, gati edhe një sulmues nga Korça

Publikuar

-

Realdo Fili rikthehet te Luftëtari. Nuk ka zgjatur shumë largimi nga Gjirokastra i lojtarit fierak, i cili shpalli “divorcin” pas tërheqjes së ish-presidentit Grigor Tavo. Drejtuesit e rinj të klubit i kanë dhënë garanci Filit për të vazhduar kontratën dhe nga sot ai do të jetë nën urdhrat e Klevis Dalipit.

Lajmin për rikthimin e sulmuesit të krahut e konfirmoi për “Panorama Sport” vetë presidenti i bluzinjve, Bekim Halilaj. “Kemi gjetur gjuhën e përbashkët me Filin. Gjithçka është mbyllur dhe nis paraditen e sotme stërvitjen”, konfirmoi Halilaj.

Ndërkohë, goditja e vërtetë e Luftëtarit mund të quhet sulmuesi i krahut, Andi Renja. Bëhet fjalë për një lojtar me origjinë nga Korça, i cili ka luajtur në Superligën greke me Arisin e Selanikut, ndërsa në tri sezonet e fundit ka qenë pjesë e kampionatit bullgar në skuadra si Levski Karlovo, OFK Pirin dhe Vitosha Bistrica. Renja është sulmues i djathtë dhe forcon së tepërmi Luftëtarin në fazën ofensive, duke pasur parasysh faktin se u kthye edhe Fili.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ekskluzive/ Përforcohet Skënderbeu, del në stërvitja goditja e radhës në merkato

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu ka kryer sot goditjen e radhës në merkato. Klubi bardhekuq ka firmosur me 37-vjeçarin, Artim Pollozhani, i cili para pak javësh la futbollin, e madje iu besua edhe roli i drejtorit sportiv në skuadrën e Flamurtarit.

Por, ai nuk qëndroi më shumë se 5 ditë në këtë post dhe u largua nga Vlora për mosmarrëveshje me vetë Idrizin.

Sot, Pollozhani i ka çuditur të gjithë dhe ka dalë në stërvitje me Skënderbeun, aty ku gjen ish-trajnerin me të cilin ka bashkëpunuar në Vlorë dhe ruan raport shumë të mira Ilir Dajën.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga CNA.al, Pollozhani i është rikthyer edhe njëherë futbollit të luajtur dhe do jetë një ndihmë e madhe për Dajën në sezonin e ri.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zhvishet arbitrja e Superigës shqiptare, i mahnit të gjithë me fotot e fundit

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta të këtyre ditëve të gushtit, mendon t’i ngrejë akoma më shumë arbitrja seksi, Emanuela Rusta. Ditët e fundit, ajo ka postuar disa foto të nxehta, ku shfaqet me bikini në natyrë.

Rusta, që u bë e njohur sezonin që lamë pas, teksa ishte arbitre linje në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, shfaqet me forma bombastike, në këtë prag-sezoni, i cili parashikohet i zjarrtë, edhe me pjesëmarrjen e arbitreve femra.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lerda feston ditëlindjes pas fitores me Kukësin, ja surpriza për trajnerin italian

Publikuar

-

Nga

Dy gëzime në një ditë! Pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë, ndaj Kukësit, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, festoi mbrëmjen e djeshme, 52-vjetorin e lindjes.

Në momentin e mbërritjes në kryeqytet, skuadra e kuqe u akomodua në një nga lokalet e kryeqytetit, teksa ka festuar, me fishekzjarrë, muzikë dhe pije, ditëlindjen e teknikut italian, i cili nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dukej tepër i lumtur për këtë moment special.

LEXO TE PLOTE