Connect with Us

Nexhipi flet troç: Ja kush e largoi Shametin nga Kukësi

Sport

Nexhipi flet troç: Ja kush e largoi Shametin nga Kukësi

Publikuar

-

I madh dhe i vogël mbeti i befasuar nga largimi i Ylli Shametit. Edhe pse ai nuk ishte pjesë e ekipit gjatë fazës përgatitore, askush nuk e besonte që “divorci” do të vinte në këtë formë.  Tifozët kanë mbetur të habitur, pasi kurrë nuk e mendonin që kapiteni do t’i jepte fund këtij rrugëtimi që zgjaste prej 6 vitesh. Bindja për vijimin e këtij bashkëpunimi përforcohej edhe prej deklaratës së Nderim Nexhipit kur prezantoi Shpëtim Duron si trajner.

E megjithatë, gati 19 ditë më pas, situatat ndryshuan katërçipërisht dhe lamtumira e qendërmbrojtësit erdhi. “Musolli ka pasur opsion rinovimi, nuk largohet. Shameti është kapiteni i ekipit, ka vite që është në klubin tonë. Ka munguar gjatë për dëmtim dhe sapo është kthyer.

Deri në fund të javës do të vendosen shumë gjëra për kontratat në skadencë. Thelbi i klubit është aty. Lojtarë si Shameti dhe Musolli që janë ikonat e këtij klubi do të qëndrojnë”, këto ishin fjalët e drejtorit sportiv më 25 korrik, çka jepnin garanci për vijimin e bashkëpunimit.

DREJTORI

“Panorama Sport” foli me Nderim Nexhipin, pasi historia ndryshoi “kurs”. Fill pas ndërprerjes së bashkëpunimit mes Ylli Shametit dhe Kukësit, drejtori sportiv i ka dalë në mbrojtje tezës së tij. Ai ka qartësuar se e ka dashur dhe vazhdon ta dojë në ekip kapitenin. E megjithatë, duket se kompetencat e tij e paskan një kufi. Vendimi duket se është marrë nga vetë presidenti Safet Gjici, gjë që e saktëson edhe vetë drejtori.

“Shametin, unë si Nderim Nexhipi e dua në ekip. E kam shprehur mendimin tim publikisht dhe të njëjtën gjë ia kam deklaruar edhe vetë presidentit Safet Gjici. Pastaj për detajet e tjera ka qenë vetë presidenti dhe Shameti që kanë folur. Shameti duhet të qëndronte me kushtet që kishte”, përfundoi drejtori sportiv i Kukësit, çka nënkupton se oferta që presidenti i ka bërë lojtarit ka qenë e ulët krahasuar me një sezon më parë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zhvishet arbitrja e Superigës shqiptare, i mahnit të gjithë me fotot e fundit

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta të këtyre ditëve të gushtit, mendon t’i ngrejë akoma më shumë arbitrja seksi, Emanuela Rusta. Ditët e fundit, ajo ka postuar disa foto të nxehta, ku shfaqet me bikini në natyrë.

Rusta, që u bë e njohur sezonin që lamë pas, teksa ishte arbitre linje në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, shfaqet me forma bombastike, në këtë prag-sezoni, i cili parashikohet i zjarrtë, edhe me pjesëmarrjen e arbitreve femra.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lerda feston ditëlindjes pas fitores me Kukësin, ja surpriza për trajnerin italian

Publikuar

-

Nga

Dy gëzime në një ditë! Pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë, ndaj Kukësit, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, festoi mbrëmjen e djeshme, 52-vjetorin e lindjes.

Në momentin e mbërritjes në kryeqytet, skuadra e kuqe u akomodua në një nga lokalet e kryeqytetit, teksa ka festuar, me fishekzjarrë, muzikë dhe pije, ditëlindjen e teknikut italian, i cili nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dukej tepër i lumtur për këtë moment special.

LEXO TE PLOTE

Sport

Pollozhani i rikthehet futbolli, gati firmën me Skënderbeun

Publikuar

-

Nga

Artim Pollozhani u largua pak ditë më parë mes polemikave nga posti i drejtorit sportiv të Flamurtarit. 37-vjeçari kishte pranuar të tërhiqej si lojtar dhe të merrte një post drejtuesi në klub, por gjërat nuk shkuan ashtu si mendohej.

Vetë Pollozhani paralajmëroi pak ditë më parë se destinacioni i tij i radhës pritet të jetë surprizues. Gazeta zbulon nga burime të sigurta pranë lojtarit strugan se ai ka vendosur të vazhdojë futbollin dhe ka gjetur në parim akordin me Skënderbeun

Pollozhani ka takuar drejtuesit korçarë ditët e fundit dhe pritet që të dalë në stërvitje, duke rigjetur trajnerin Ilir Daja, me të cilin bashkëpunoi sezonin e fundit te Flamurtari, shkruan “Panorama Sport”. Lojtari shihet si një alternativë serioze për qendrën e mbrojtjes së Skënderbeut, aty ku largimet e titullarëve kanë bërë që skuadra të jetë e zbuluar.

LEXO TE PLOTE