Connect with Us

Surpriza e Flamurtarit, firmos me ish-sulmuesin e Skënderbeut

Sport

Surpriza e Flamurtarit, firmos me ish-sulmuesin e Skënderbeut

Publikuar

-

Ardit Hoxhaj është sulmuesi më i ri i klubit të Flamurtarit. Ka qenë vetë klubi vlonjat ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen në faqen e vet zyrtare duke njoftuar për firmosjen e kontratës mes palëve të cilat nuk është hera e parë që bashkëpunojnë.

Në fakt, Hoxhaj është një prodhim i akademisë së Flamurtarit dhe debutoi mes profesionistëve pikërisht me të, në vitin 2013. Por pastaj ai nisi një rrugëtim të gjatë larg vlonjateve duke kaluar me radhë te Himara, Bylis, Skënderbeu e Korabi, për t’u kthyer në Vlorë vetëm si i huazuar në sezonin 2017-2018 para se të bënte prapakthehu përsëri në Korçë e me pas te Ferizaj në Kosovë.

Hoxhaj mendohej se do të shkonte te Luftëtari dhe kishte bisedime mes palëve për firmën e tij, meqë sulmuesi kishte qenë në negociata me gjirokastritët edhe më parë. Por në fund ai ka vendosur që të kthehet në qytetin e lindjes, duke iu bashkuar projektit të drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Rumbullaku drejt rikthimit në Superligë, ja te cili ekip

Publikuar

-

Nga

Me largimin e parakohshëm të Tome Kitanovskit, te Kukësi është hapur një “gropë” në mbrojtje. Klubi nuk mundi që ta bindte maqedonasin të qëndronte pas traumës që i la tërmeti. Të vendosur para kësaj situate, drejtuesit kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton. Klubi po sheh si opsion rikthimin e Simon Rrumbullakut. Ky i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Mbledhje e gjatë me ekipin dhe stafin, ja si i bindi Takaj lojtarët të kthehen në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është detyruar që të udhëtojë vetë drejt Korçës që të kthejë normalitetin në radhët e klubit të tij, pas bojkotit që i bënë futbollistët stërvitjes ditën e martë. Lojtarët kërkonin rrogat e prapambetura dhe deshën shpjegime nga klubi pse nuk po paguhen, duke detyruar numrin 1 që të shkojë vetë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Egbo i befason të gjithë, ja si do luajë Tirana në derbi

Publikuar

-

Nga

Dy dilema dhe një rrëmujë te Tirana para derbit. Bardheblutë janë të pandreqshëm. Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë nga derbi, në skuadrën 24 herë kampione ka shkëndija. Protagonisti është Majkëll Ngo. Sulmuesi, i cili është projektuar titullar për sfidën me Partizanin, ka polemizuar me trajnerin Emanuel Egbo për mënyrën se si […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Lerda me mendjen te derbi, pyet në stërvitje: A e gjeti trajnerin Tirana?

Publikuar

-

Nga

Lerda është një trajner i fiksuar pas detajeve. Kërkon që ta ketë gjithçka nën kontroll, ndërsa përfaqësuesit e medias janë një bezdi për italianin. Megjithatë, dje përpara se stërvitja të fillonte, trajneri ndau një pyetje “1 milionë dollarëshe” me gazetarët. “E gjeti trajnerin Tirana apo do ta drejtojë Egbo derbin?” pyeti Lerda. Natyrisht që i […]

LEXO TE PLOTE