Connect with Us

Zyrtare/ Ivan Perisic prezantohet te Bayerni, zbulohet paga

BundesLiga

Zyrtare/ Ivan Perisic prezantohet te Bayerni, zbulohet paga

Publikuar

-

Ivan Perisic është zyrtarisht lojtar i Bayernit. Kroati do të huazohet për një sezon me të drejtë blerje për 25 milionë euro.

Vetëm për huazimin, Bayerni do të paguajë 5 milionë euro tek Interi. Paga e nënkampionit të botës do të jetë 4.5 mln euro në sezon.

Bayerni kishte si objektiv kryesor Leroy Sane, por dëmtimi i tij në finalen e Superkupës së Anglisë kundër Liverpoolit prishi planet e bavarezëve.

“Jam shumë i lumtur që jam sërish në Gjermani. Bayerni është njëri ndër klubet më të mëdha në Evropë. Ne dëshirojmë të luftojmë jo vetëm në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, por edhe në Ligën e Kampionëve”,- ishin fjalët e para si bavarez të Perisic.

Ky është një rikthim në Bundesligë për yllin kroat, pasi më parë ka luajtur për Wolfsburg dhe Dortmund. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

BundesLiga

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës

Publikuar

-

Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj Barcelonës, për të prerë biletën. Edhe pse katalanasit vinin sot me shumë mungesa dhe vetëm me Antoine Griezmann ( më pas në vendin e tij u fut Suarez) nga formacioni […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Video: Portieri i Dortmundit bën pritjen e rrallë në Champions League

Publikuar

-

Dortmundi është duke fituar në këto momente 2-1 ndaj Slavia Prague në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë po bëjnë një ndeshje të madhe, edhe pse shpresat e tyre për kualifikim varen nga ndeshja tjetër që po luhet në “San Siro” mes Interit dhe Barcelonës. Rezultati i takimit mund të ishte ndryshe tani, nëse portieri i Dortmundit, […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Champions: Dortmundi gjen golin e avantazhit, Interi në presion të madh

Publikuar

-

Dortmundi ka gjetur golin e avantazhit ndaj Slavia Prague. Për verdhezinjtë shënoi Julian Brandt në minutën e 60′, pas asistit të Jadon Sancho. Festë e madhe në “Signal Iduna Park”. Në “San Siro” vazhdon rezultati 1-1 mes Interit dhe Barcelonës. Me rezultatin aktual, Dortmundi renditet i dyti, Interi i treti. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Champions League: Dortmundi në avantazh, Interi në presion

Publikuar

-

Dortmundi ka kaluar në avantazh në “Signal Iduna Park” ndaj Slavia Prague. Në minutën e 10′ ishte Jadon Sancho që dërgoi topin në rrjetë pas asistit të reus, duke çuar peshë verdhezinjtë. Në “San Siro”, Interi dhe Barcelona janë ende në barazim 0-0. Me rezultatin aktual, Dortmundi është në vend të dytë, Interi i treti. […]

LEXO TE PLOTE