Connect with Us

E parashikon superkompjuteri/ Ja kush do ta fitojë titullin kampion në Premier League

Premier Liga

E parashikon superkompjuteri/ Ja kush do ta fitojë titullin kampion në Premier League

Publikuar

-

Fundjavën e kaluar ka nisur Premier League, e cila si çdo vit edhe këtë sezon pritet të jetë e zjarrtë. Programi vjetor i superkompjuterëve, StarSpreads.com, ka bërë parashikimin e tij për këtë sezon.

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, edhe këtë herë do të jetë një garë e fortë mes Man. Cityt dhe Liverpoolit. Sipas programit në fjalë, edhe këtë herë titullin do ta fitojë ekipi i Guardiolës, që do të ishte i treti rresht.

Vendi i tretë dhe i katërt shkon për dy ekipet londineze, Tottenhamin dhe Arsenalin. Man. United parashikohet të renditet i pesti edhe pse e nisi me fitore spektakolare javën e parë kundër Chelseas. Këta të fundit, parashikohen të zënë vendine gjashtë.

Renditja e plotë është si më poshtë:

/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Liverpooli fërkon duart/ Ja sa milionë euro do të fitojë nga shitja e Coutinho te Bayern

Publikuar

-

Philippe Coutinho është huazuar për një sezon te Bayerni me të drejtë blerje në fund të tij.

Në rast se do të ndodhë shitja përfundimtare, Bayerni do të paguajë 120 milionë euro te Barcelona, nga të cilat 18 milionë euro do të kalojnë në arkën e Liverpoolit.

Ky është një bonus i përfshirë në marrëveshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës në janar të vitit 2018, koha kur braziliani la “Anfield” për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Klubi katalanas pagoi 150 milionë euro për kartonin e Coutinhos, por ai nuk arriti dot të përshtatej në Spanjë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Video: Chelsea kalon direkt në avantazh/ Fiksojeni mirë këtë djalosh

Publikuar

-

Chelseas i është dashur vetëm 7 minuta të gjejë golin e avantazhit kundër Leicesterit në duelin që po luhet në “Stamford Bridge”.

Autor i golit është 20-vjeçari, Mason Mount, një djalosh që konsiderohet e ardhmja e Chelseas dhe Anglisë.

Të mendosh që për djaloshin anglez kjo është ndeshja e parë që debuton në Premier League. Debutim më të mbarë se kaq as që mund ta ëndërronte. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Një nga më të mirët në histori/ Mbrojtësi legjendar var këpucët në gozhdë

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Chelseas dhe Anglisë, Ashley Cole, ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga të gjitha aktivitetet e futbollit profesionist në moshën 38-vjeçare, pas një karriere prej dy dekadash. Ai e konfirmoi vendimin e tij në Sky Sports, pak minuta para duelit mes Chelseas dhe Leicesterit.

“E kam menduar shumë gjatë dhe mendoj se ka ardhur momenti i duhur për të varur këpucët në gozhdë”, deklaroi Cole.

Ai numëron mbi 508 ndeshje, ka fituar tre herë Premier League, 1 herë Champions League dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në histori. /CNA.al

LEXO TE PLOTE