Connect with Us

Foto/ Ky është super formacioni i Barcelonës për sezonin e ri

La Liga

Foto/ Ky është super formacioni i Barcelonës për sezonin e ri

Publikuar

-

Një nga ekipet favorite për të fituar më shumë trofe në sezonin e ri është padyshim Barcelona. Deri tani katalanasit kanë bërë dy goditje të bujshme: Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann.

Por si do të jetë formacioni i Barcelonës për sezonin e ri? Sipas Goal.com, katalanasit do të rreshtohen me skemën 4-3-3, ku pjesë e formacionit do të jenë dhe De Jong me Griezmann.

Të bie në sy fakti që jashtë formacionit titullar për sezonin e ri mbeten sërish dy blerjet më të shtrenjta në historinë e katalanasve: Coutinho dhe Dembele.

Në rast se Barcelona arrin të transferojë Neymar, dikush duhet të sakrifikohet nga formacioni i mësipërm, pasi vendi titullar i brazilianit është i padiskutueshëm. / CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Griezmann kërkoi të ndryshonte numrin në fanellë/ Nuk i aprovohet kërkesa, ja pse

Publikuar

-

Fillimisht Antoine Griezmann vendosi të mbante numrin 17 te Barcelona, pasi numri 7 që është i preferuar për të mbahej nga Coutinho.

Duke qenë se braziliani u transferua te Bayerni, kampioni i botës kërkoi që të mbante në fanellë numrin 7, por kërkesa e tij u refuzua nga La Liga.

Ai duhet të mbajë deri në fund të këtij sezoni numrin që ka regjistruar fillimisht në fanellë, pra numrin 17, sepse rregullat janë të vlefshme për të gjithë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

PSG i ofron Neymarin Realit/ Kërkon këta dy lojtarë në këmbim

Publikuar

-

PSG ka pranuar që Neymar të transferohet në Madrid, me kushtin e vetëm që dy yjet e madrilenëve, Rapahel Varane dhe Vinicius Junior, të shkojnë në Paris.

Sipas “Telefoot”, drejtuesit e Madridit kanë refuzuar këtë ofertë të parisienëve, por janë shprehur të gatshëm për të përfshirë Gareth Bale në këtë operacion, por kjo gjë është refuzuar direkt nga kampionët e Francës.

Kur duhen edhe dy jave nga fundi i merkatos, Neymar vazhdon të mbetet emri më i përfolur. Transferimi i tij në Spanjë duket i sigurt, por dilema e vetme mbetet Madridi apo Barcelona. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Video/ Reali e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

Publikuar

-

Real Madrid e ka nisur me fitore sezonin e ri të La Ligës. Djemtë e Zidane fiuan me rezultatin e pastër 3-1 ndaj Celta Vigos. Surprizë në këtë ndeshje ishte prania në formacion që nga minuta e parë e Gareth Bale, por uellsiani nuk zhgënjeu trajnerin dhe tifozët.

Reali shënoi golin e parë në minutën e 13′ me anë të Benzemas, pas super asistit të Bale.

Në minutën e 57′ madrilenët mbeten me 10 lojtarë, Modric largohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit. Për kartonin e kuq të kroatit vendosi VAR-i.

në minutën e 61′, Kroos shënoi një gol perlë nga jashtë fushë duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit madrilen.

Goli i tretë është shënuar në minutën e 80′ nga Lucas Vasquez.

Në minutën e 81′, debutoi edhe blerja 60 milionëshe e verës, serbi Luka Jovic. Në minutat e fundit, vendasit shënuan golin e nderit dhe të vetmin në këtë ndeshje. /CNA.al

LEXO TE PLOTE