Connect with Us

Gledi Mici padit në gjyq Skënderbeun

Sport

Gledi Mici padit në gjyq Skënderbeun

Publikuar

-

Gledi Mici padit Skënderbeun në FSHF për një borxh të pashlyer nga sezoni 2017- 2018, kur mbrojtësi i majtë ishte pjesë e korçarëve. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub, por gjithashtu edhe pranë lojtarit, se prej disa ditësh është depozituar një ankesë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Pasi ka pritur për një kohë të gjatë reagimin e drejtuesve të Skënderbeut, Mici përmes përfaqësuesit të tij ligjor i është drejtuar zyrës juridike në FSHF për të kërkuar respektimin e kontratës që skadoi në verën e vitit 2018. Gazeta zbulon se drejtuesit e klubit korçar kanë folur së fundmi me Micin dhe gjërat janë në rrugë të mbarë për arritjen e marrëveshjes.

Mirëpo, deri më tani nuk ka ende një konfirmim nëse lojtari do ta tërheqë padinë. “Panorama Sport” kontaktoi dje me Micin për të marrë një reagim lidhur me këtë çështje, por lojtari nuk preferoi të prononcohej, edhe pse la të kuptohej se ishte një çështje që po shkonte drejt zgjidhjes. Ndërkohë, mendohet se Mici pretendon një shumë prej 20 mijë eurosh nga kontrata që ka pasur me Skënderbeun.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions: Kualifikim dramatik për Lyonin, Zenit nuk iu beson dot syve

Publikuar

-

Dy ndeshjet e fundit të Grupit G kanë dhuruar shumë emocione sot. Në Francë, Lyoni barazoi 2-2 ndaj Leipzig dhe arriti kualifikimin dramatik për në fazën tjetër vetëm në minutat e fundit. Gjermanët shënuan dy herë nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë me Forsberg 9′ dhe Werner 33′. Në pjesën e […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës

Publikuar

-

Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj Barcelonës, për të prerë biletën. Edhe pse katalanasit vinin sot me shumë mungesa dhe vetëm me Antoine Griezmann ( më pas në vendin e tij u fut Suarez) nga formacioni […]

LEXO TE PLOTE
" "

Premier Liga

Champions League: Eliminohet gjysmëfinalisti i sezonit të kaluar, kualifkohet Chelsea

Publikuar

-

Gjysmëfinalisti i sezonit të kaluar, Ajax, nuk ka arritur dot të kualikfohet për në fazën tjetër të Champions League. Edhe pse kanë kryesuar renditjen në grupin H për pesë javë, holandezët u mundën sot 0-1 nga Valencia dhe përfundimisht renditen të tretët në grup. Në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, Valencia fitoi 0-1 falë goldit […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Mema drejt rikthimit?/ Halili: Lajm kot, tani jam me Klodian Duron, ja kush do e drejtojë Tiranën

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës është duke u përgatitur për derbin e të premtes ndaj Partizanit në “Air Albania”. Bardheblutë shkojnë në një nga sfidat më të rëndësishme të tyre, jo të qetë dhe me probleme të brendshme. Pas humbjes me Kukësin dhe analizës së ndeshjes, trajneri Ahmataj nuk u paraqit në stërvitje me grupin, duke shkaktur […]

LEXO TE PLOTE