Sport
Idrizi: Trajneri dhe drejtori ikën se nuk donin një lojtar në ekip

Sot u larguan papritur nga Flamurtari trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori sportiv, Artim Pollozhani. Kjo konfirmohet tashmë edhe nga vetë administratori i klubit, Sinan Idrizi, i cili per “Panorama Sport’ tregon arsyet e “divorcit” të papritur, ndërsa përjashton faktin që të kenë ndikuar problemet financiare.
“Historia është e tillë. Haxhiu dhe Pollozhani nuk donin që pjesë e Flamurtarit të bëhej një lojtar i njohur i Superiores, me të cilin unë kam gjetur marrëveshjen. Ata vendosën një kusht të panegociueshëm. Kësisoji, unë zgjodha lojtarin dhe njëkohësisht largimin e trajnerit dhe drejtorit. Nuk ka lidhje kjo histori me çështje financash. Ky është vendimi im”, sqaroi Idrizi.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania