Sport
Jo vetëm Shameti, Kukësit i largohet edhe një tjetër mbrojtës

Ardian Cuculi nuk është më një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi përmes një postimi në rrjetet sociale i ka dhënë lamtumirën skuadrës verilindore dhe është gati për në aventurë të re.
“Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vesh fanellën tuaj”, shkruan Cuculi
Largimi i tij ka disa ditë që përflitet, dhe Cuculi është në bisedime me klubet në Kosovë. Si fillim ishte Prishtina skuadra që po bisedonte me të, por çdo gjë mbeti në kuadër të bisedimeve. Tashmë është Drita klubi, i cili kërkon lojtarin dhe sipas mediave kosovare kanë gjetur akordin.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania