Connect with Us

Liverpooli fiton Superkupën e Europës/ Vendos “ruleta ruse”

Premier Liga

Liverpooli fiton Superkupën e Europës/ Vendos “ruleta ruse”

Publikuar

-

Sapo është mbyllur finalja e Superkupës së Europës mes Liverpoolit dhe Chelseas që u luajt në Stamboll, ku nuk mjaftuan as 120 minuta për të përcaktuar fituesin. Nga pika e bardhë e penalltisë, djemtë e Klopp u treguan më të saktë.

Ishte një ndeshje me gola, spektakël dhe emocione nga minuta e parë deri në fund, ashtu siç dy ekipe angleze dinë të dhurojnë. Duhet përmendur fakti, që për herë të parë në histori një finale e tillë u drejtua nga një arbitre femër, Stephannie Frappart, e cila duhet thënë se bëri një perfomancë shumë të mirë.

“Blutë e Londrës” shënuan të parët me anë të Giroud në 36′. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Liverpooli barazoi direkt shifrat 1-1 me fillimin e pjesës së dytë pas aksionit perfekt Firmino-Mane. Edhe pse pati shumë aksione nga të dy ekipet, koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Koha shtesë prej 30 minutash filloi me dy gola të shpejtë brenda 7 minutave. Në 94′, Liverpooli shënoi sërish me Mane, por Chelsea barazoi me Jorginhon, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në 101′.

Duke qenë se nuk pati ndryshim rezultati deri në fund, u desh “ruleta ruse” për të përcaktuar fituesin, ku i vetmi që gaboi ishte talenti i ri i Chelseas, Abraham. Gjuajtja e tij u prit nga portieri i Liverpoolit, Adrien.

Penalltitë dhe golat e takimit i gjeni më poshtë. /CNA.al

https://streamable.com/ybi0q
https://streamable.com/rq7fo
https://streamable.com/mb232
https://streamable.com/9fl13
https://streamable.com/98ivu

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Premier Liga

Liverpooli bën goditjen e parë për merkaton e janarit/ Shkëlqeu në grupet e Championsit

Publikuar

-

Ndeshja ndaj Salzburg në Champions League nuk i ka shërbyer Liverpoolit vetëm për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër si kokë grupi, por edhe për të vëzhguar nga afër dhe për të nisur kontaktet me klubin austriak për mesfushorin japonez, Takumi Minamino. Sipas mediave angleze, The Reds kanë mposhtur konkurencën e Manchester United pasi kanë […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Ylli i Chelseas flet troç/ E dashuroj Barcelonën, shpresoj të…

Publikuar

-

Chelsea mposhti 2-1 Lille të martën në mbrëmje dhe u kualifikua mes 16 skuadrave më të mirë në Champions League. Pedro la Barcelonën 5 vite më parë për të vijuar karrierën në “Stamford Bridge”. Kontrata me ekipin londinez përfundon në fund të këtij sezoni. 32-vjeçari ofensiv është shumë i lidhur me klubin katalanas dhe ëndërron […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

U mund sërish nga Bayerni/ Mourinho befason me dëshirën e tij

Publikuar

-

Tottenham u mposht 3-1 dje në mbrëmje nga Bayern Munchen, të cilët e mbyllën në mënyrë të përkryer grupin B. Para dy muajsh në ndeshjen e parë mes dy ekipeve në Londër, gjermanët turpëruan vendasit me rezultatin tenistik 7-2. Megjithatë trajneri Mourinho kërkon sërish një ndeshje me Bayernin. ‘’Dëshira ime është që ne të vijmë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Premier Liga

Champions League: Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë, City poker golash

Publikuar

-

Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Grupin C në Champions League. Atalanta e nisi mbrëmjen e sotme në vend të fundit të këtij grupi, por në mënyrë të mrekullueshme, ia ka dalë të kualifikohet si e dyta në grup. Dinamo Zagreb, skuadra favorite për të vazhduar rrugëtimin në Champions së bashku me Manchester […]

LEXO TE PLOTE