Connect with Us

Merr fund dilema/ Ylli i madh rinovon me gjigantin e Serie A, i rritet dhe paga

Seria A

Merr fund dilema/ Ylli i madh rinovon me gjigantin e Serie A, i rritet dhe paga

Publikuar

-

Nicolo Zaniolo ka vendosur të rinovojë kontratën më Romën deri në vitin 2024. Ish-talenti i Interit ishte një nga emrat e nxehtë të kësaj merkatoje, që akoma nuk është mbyllur në shumë kampionate.

Për 20-vjeçarin ka pasur interesim nga shumë ekipe të mëdha si Juventus, Tottenham, Real Madrid, PSG etj…, por djaloshi italian ka zgjedhur të rinovojë me ekipin kryeqytetas.

Me rinovimin e kontratës është rritur ndjeshëm dhe paga e tij, që më parë ishte vetëm 600 mijë euro në sezon.

Zaniolo konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit dhe pritet shumë prej tij. Roma e mori “falas” nga Interi, pasi u përfshi në operacionin për transferimin e Nainggolan. Ky i fundit u largua nga kluzi zikaltër vetëm pas një sezoni pasi rezultoi dështim i madh, ndryshe nga Zaniolo. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

A do të transferohet Mandzukic te Bayerni?/ Ky është vendimi përfundimtar

Publikuar

-

Një nga emrat e përfolur së fundi për një transferim drejt Mynihut, ka qenë edhe Mario Mandzukic. Kroati nuk ka shumë hapësira në dispzocion te “Zonja e Vjeter”, ndaj dhe po shqyrton mundësinë për t’u larguar.

Por, sipas asaj që raporton “Bild”, bavarezët kanë hequr dorë nga Mandzukic, pas huazimit të Coutinhos dhe po shikojnë alternativa të tjera në pozicionin e tij.

Sulmuesi kroat përfundimisht nuk është më në planet e Bayernit. Tani për Mandzukic kanë mbetur në lojë dy dy pista të tjera: transferimi te Dortmundi apo Atletico Madrid, ose qëndrimi edhe për një sezon te Juventusi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Balotelli refuzoi ofertën e majme të klubit brazilian/ Mesazhi i tij po bën xhiron e botës

Publikuar

-

Mario Balotelli ka refuzuar në fund ofertën e Flamengos, pasi ka zgjedhur të transferohet te klubi i tij i fëmijërisë, Brescia. Edhe pse klubi braziliani i ofroi një rrogë të majme, shumë më shumë sesa do të marrë te Brescia, “SuperMario” vendosi të dëgjojë zemrën e tij.

Por, për t’u treguar të gjithëve që tani është një njeri tjetër dhe që ka ndryshuar, Balotelli ka falënderuar publikisht përmes një postimi në rrjetet socialet tifozët e Flamengos, pasi kanë treguar një interes shumë të lart për të.

Faleminderit tifozëve të Flamengo për të gjitha mesazhet dhe shfaqjet e dashurisë që kam marrë nga ju ditët e fundit. Fat të mirë për të gjithë ju!“, shkruan Balotelli.

View this post on Instagram

Obrigado! 🙏🏾

A post shared by Mario Balotelli🇮🇹👨‍👧‍👦🦁 (@mb459) on

Zyrtarizimi te Brescia pritet të ndodhë javën që vjen. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme/ Interi arrin marrëveshjen me bomberin e njohur

Publikuar

-

Pas Romelu Lukakut, Interi do të transferojë një tjetër sulmues të Man. United. Këtë herë bëhet fjalë për Alexis Sanchez.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, insiston që Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, duke pranuar një ulje të konsiderueshme page vetëm që të transferohet në Milano.

Tani agjenti i tij, Fernando Felicevich, do të udhëtojë drejt Manchesterit për t’u takuar me drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe për të gjetur akordin për këtë lëvizje.

Formula e transferimit do jetë e tillë: huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerjë në fund të tij.

Për kilianin do të jetë një rikthim në Serie A, pasi luajti për Udinesën për 4 sezone 2007-2011, më pas u transferua te Barcelona, Arsenali dhe në fund Man. United. /CNA.al

LEXO TE PLOTE