Connect with Us

Plas te Flamurtari, ja pse lojtarët nuk dalin në stërvitje

Sport

Plas te Flamurtari, ja pse lojtarët nuk dalin në stërvitje

Publikuar

-

Zbulohen prapaskenat e vonesës së përgatitjeve te Flamurtari. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime të sigurta pranë klubit vlonjat se përveç problemeve financiare që dihen, trajneri i ri Gerd Haxhiu nuk panon të dalë në stërvitje pa patur grupin e plotë të lojtarëve ashtu siç i është premtuar.

Por një arsye konkrete dhe e fortë që ende Flamurtari nuk po nis përgatitjet, është që përvec stafit me të cilin mund të gjendet gjuha e përbashkët, problem janë lojtarët.

Këta të fundit nuk kanë pranuar të dalin në fushë pa marrë lekët në dorë. Por situata bëhet edhe më problematike kur në mes ka edhe ultimatume. Gazeta mëson se lojtarët që klubi ka kontaktuar kanë vendosur një afat, çka do të thotë se ata nuk mund të presin edhe kaq gjatë. Dita e sotme është afati përfundimtar që ata kanë vendosur.

Nëse klubi do ti kontaktojë sot dhe do t’u hedh këstin e parë të pagesës në llogaritë e tyre bankare, atëherë ata janë të gatshëm për tu bërë pjesë e Flamurtarit.

Nëse pas ditës së sotme nuk do të kontaktohen nga klubi, gjasat janë që lojtarët që janë në kontakt nga vlonjatët të shikojnë punën e tyre dhe të mos presin më.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ekskluzive/ Përforcohet Skënderbeu, del në stërvitja goditja e radhës në merkato

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu ka kryer sot goditjen e radhës në merkato. Klubi bardhekuq ka firmosur me 37-vjeçarin, Artim Pollozhani, i cili para pak javësh la futbollin, e madje iu besua edhe roli i drejtorit sportiv në skuadrën e Flamurtarit.

Por, ai nuk qëndroi më shumë se 5 ditë në këtë post dhe u largua nga Vlora për mosmarrëveshje me vetë Idrizin.

Sot, Pollozhani i ka çuditur të gjithë dhe ka dalë në stërvitje me Skënderbeun, aty ku gjen ish-trajnerin me të cilin ka bashkëpunuar në Vlorë dhe ruan raport shumë të mira Ilir Dajën.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga CNA.al, Pollozhani i është rikthyer edhe njëherë futbollit të luajtur dhe do jetë një ndihmë e madhe për Dajën në sezonin e ri.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zhvishet arbitrja e Superigës shqiptare, i mahnit të gjithë me fotot e fundit

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta të këtyre ditëve të gushtit, mendon t’i ngrejë akoma më shumë arbitrja seksi, Emanuela Rusta. Ditët e fundit, ajo ka postuar disa foto të nxehta, ku shfaqet me bikini në natyrë.

Rusta, që u bë e njohur sezonin që lamë pas, teksa ishte arbitre linje në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, shfaqet me forma bombastike, në këtë prag-sezoni, i cili parashikohet i zjarrtë, edhe me pjesëmarrjen e arbitreve femra.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lerda feston ditëlindjes pas fitores me Kukësin, ja surpriza për trajnerin italian

Publikuar

-

Nga

Dy gëzime në një ditë! Pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë, ndaj Kukësit, trajneri i Partizanit, Franko Lerda, festoi mbrëmjen e djeshme, 52-vjetorin e lindjes.

Në momentin e mbërritjes në kryeqytet, skuadra e kuqe u akomodua në një nga lokalet e kryeqytetit, teksa ka festuar, me fishekzjarrë, muzikë dhe pije, ditëlindjen e teknikut italian, i cili nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dukej tepër i lumtur për këtë moment special.

LEXO TE PLOTE