Sport
Sot luhet finalja e Superkupës së Europës/ “Drejtësia” në duart e një femre

Sot në orën 21:00, në stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit, do të luhet finalja e Superkupës së Europës mes Liverpoolit dhe Chelseas. Fituesi i Champions League dhe ai i Europa League. Surpriza më e madhe e kësaj finaleje është fakti që për herë të parë në histori një ndeshje e tillë do të drejtohet nga një arbitre femër dhe ajo është Stéphanie Frappart.
Përsa i përket ndeshjes, Liverpooli vjen me një mungesë të madhe këtë ndeshje që është portieri Alisson. Braziliani u dmëtua në ndeshjen e parë të kampionatit dhe do të qëndrojë 7-8 javë jashtë fushave të lojës. Në vendin e tij do të luajë blerja e kësaj vere, Adrian.
Në anën tjetër, Chelsea vjen pas humbjes turpëruese në javën e parë të kampionatit 4-0 kundër United dhe do të kërkojë të bëjë një paraqitje të mirë sot. Edhe pse Liverpooli qëndron më lart në letër, në finale asnjëherë nuk ka favorit. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Dje bojkotuan stërvitjen, sot lojtarët e Skënderbeut marrin vendimin e papritur
Një ditë pas bojkotit të stërvitjes, sot në orën 14:00 skuadra e Skënderbeut ka bërë një mbledhje urgjente me praninë e presidentit Ardjan Takaj dhe...

Media e njohur angleze mahnitet nga Olainka: Në Shqipëri fitonte 100$ në muaj, tani shkëlqen në Champions
Ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut në Shqipëri, Piter Olainka, po merr vëmendjen e shumë mediave nëpër Europë, pas paraqitjeve mjaft të mira me Slavian e...