Connect with Us

Video: Arsenali duket në super formë/ Dy ndeshje, gjashtë pikë

Premier Liga

Video: Arsenali duket në super formë/ Dy ndeshje, gjashtë pikë

Publikuar

-

Arsenali mposht Burnleyn në “Emirates” me rezultatin 2-1. Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga Lacazette 13′ dhe Aubameyang 65′, për miqtë barazoi përkohësisht shifrat me Barnes në 43′.

Të dy asistet për golat e Arsenalit i dha transferimi i bujshëm i verës, Dani Ceballos, i cili duket se ka gjetur vetën në Londër pas largimit nga Reali.

Në dy ndeshjet e para të Premier League, Arsenali ka marrë pikët e plota. Djemtë e Unai Emery duken në një formë të mirë këtë fillim sezoni. Përsa i përket dy futbollistëve me origjinë shqiptare të Arsenalit, nuk ishte grumbuluar asnjëri. Granit Xhaka vuan nga një dëmtim, ndërsa Shkodran Mustafi nuk është në planet e trajnerit dhe duhet të gjejë një ekip tjetër.

Në orën 16:00 fillojnë ndeshjet e tjera të javës së dytë, vëmendja kryesore do të jetë në sfidën mes Southampton dhe Liverpoolit. Ndërsa në 18:30 luhet supersfida mes Man.Cityt dhe Tottenhamit.

Tre golat e takimit Arsenal-Burnley mund t’i ndiqni më poshtë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Ronaldo zbulon diçka që nuk e dinim/ Ishte shumë pranë transferimit te Arsenali, por ja çfarë ndodhi

Publikuar

-

Para se të trasnferohej te Man. United në vitin 2003, Ronaldo ishte shumë pranë Arsenalit. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë portugezi gjatë intervistës së gjatë me Piers Morgan.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit tek Arsenal në vitin 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme!”

“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi sepse në fund zgjodha Man. United, por jam mirënjohës për atë që “Topçinjtë” kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, tregoi Ronaldo, duke mbajtur në duar fanellën e Arsenalit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Champions League/ Napoli ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi

Publikuar

-

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Champions League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Ancelottit edhe pse kishte përballë kampionët në fuqi të Europës e dominojë ndeshjen nga fillimi në fund. Dy golat e takimit u shënuan në minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 81′, Dries Mertens dërgoi topin në rrjetë nga penalltia, që u fitua nga Jose Callejon.

Në minutat shtesë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me transferimin e kësaj vere, Fernando Llorente, që përfitoi nga një gabim i Van Dijk.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburgu fitoi bindshëm 6-2 ndaj Genk, duke mbajtur vendin e parë me golavarazh më të mirë se Napoli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk do t’u besoni syve/ Video: Portieri zëvendësues i Liverpoolit bën pritjen e vitit

Publikuar

-

Në “San Paolo” mungon ende goli në sfidën mes Napolit dhe Liverpoolit, edhe pse kanë kaluar mbi 70 minuta.

Rezulati mund të ishte ndryshe nëse portieri i Liverpoolit, Adrian, nuk do të kishte bërë një pritje të jashtëzakonshme duke ndaluar topin e goditur nga Dries Mertens nga shumë afër.

Adrian është portieri zëvendësues i Alisson, pasi braziliani është i dëmtuar prej disa kohësh. /CNA.al

LEXO TE PLOTE