Connect with Us

Video: Dortmundi shënon tre gola në 8 minuta/ Shkëlqen djaloshi i artë anglez

BundesLiga

Video: Dortmundi shënon tre gola në 8 minuta/ Shkëlqen djaloshi i artë anglez

Publikuar

-

Pasi pjesa e parë mes Dortmundit dhe Ausgburgut u mbyll në barazim 1-1, me fillimin e pjesës së dytë vendasit kanë shënuar tre gola në 8 minuta.

Ishte anglezi Jadon Sancho që shënoi golin e dytë për Dortmundin në minutën e 51′, pas asistit të belgut Witsel.

19-vjeçari anglez e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Shkëlqeu në finalen e Superkupës kundër Bayernit që u fitua nga verdhezinjtë, po ashtu edhe sot bëhet protagonist në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesligë.

Ndërsa në minutën e 57′, vendasit shënuan golin e tretë me Reus pas asistit të Alcacer.

Pa kaluar 120 sekonda ishte radha e Alcacer të shënonte golin e katërt pas asistit të Sancho.

Djemtë e Favre dhurojnë spektakël duke shënuar 3 gola në 8 minuta, duke bërë që “Signal Iduna Park” të marrë “flakë”. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Mbrojtësi i klubit të madh gjerman padit nënën e tij/ Nuk i dha fanellat

Publikuar

-

Një histori e rrallë vjen nga Frankfurti, ku lojtari i Eintracht, ekip i Bundesligës, Danny da Costa, paditi nënën e tij për shkak se kjo e fundit nuk i ka dhënë fanellat e futbollit, pasi ai u largua nga apartamenti i saj.

Bëhet fjalë për fanellat e 6 klubeve ku ai ka luajtur më parë. Mediat gjermane raportojnë se ende nuk dihet arsyeja pse nëna e Danny da Costa, nuk pranoi t’i jepte fanellat, që në fund të fundit ishin të tijat.

Gjtihsesi, të dy palët kanë vendosur t’i drejtohen gjyaktës. Seanca e parë do të mbahet më 27 shtator. Mbrojtësi 26-vjeçar ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Gjermanisë, por asnjëherë nuk ka luajtur me kombëtaren e madhe. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Juventusi piketon talentin gjerman/ Kushton 100 milionë euro

Publikuar

-

Edhe pse afati është mbyllur, Juventusi kurrë nuk pushon përsa i përket merkatos. Bardhezinjtë kanë nisur që tani nga puna për objektivin e madh të merkatos së verës së ardhshme dhe ai është Kai Havertz. 20-vjeçari gjerman i Leverkusen shkëlqeu sezonin e fundit tek “Aspirinat”, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Për të lënë të lirë mesfushorin me tipare sulmuese, drejtusit e klubit gjerman kërkojnë plot 100 milionë euro. Pikërisht kjo shifër e lartë trembi Bayern Munich, që po ashtu ishte i interesuar për të transferuar yllin e ri të Gjermanisë.

Për Juventusin, duket se kjo shumë nuk përbën dhe aq problem pasi mund të sakrifkojë disa lojtarë që nuk janë më edhe aq të nevojshëm në Torino si Dybala apo Emre Can. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Barcelona me fat/ Penalltia e pritur nga Ter Stegen duhej përsëritur, ja pse

Publikuar

-

Barcelona mund ta quajë veten me fat pasi doli me një pikë nga përballja me Dortmundin, sepse mund të kishte dalë edhe pa pikë fare. Në minutën e 57′, Marco Reus kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Dortmundin, por penalltia e tij u prit nga Ter Stegen.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej sepse Ter Stegen del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja të këtij sezoni, njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse ky detaj mund t’i ketë shpëtuar arbitrit, duhej të ishte sinjalizuar nga VAR-i, që penalltia duhej përsëritur. Kritikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta në këtë rast. /CNA.al

LEXO TE PLOTE