Connect with Us

“Boom boom” Donjet Shkodra, ja çfarë eurogoli ka shënuar me Shakhtjorin

Sport

“Boom boom” Donjet Shkodra, ja çfarë eurogoli ka shënuar me Shakhtjorin

Publikuar

-

Në vitin e fundit drejt Kazakistanit kanë udhëtuar dy sulmues të cilët kanë bërë emër në kampionatin shqiptar të futbollit, Danilo Alvesh dhe Rexhinaldo.

Por ai që po lë më shumë shenjë me paraqitjet e tij deri tani në kampionatin kazak është një mesfushor, Donjet Shkodra, i cili po realizon me rregullsi dhe po ndihmon skuadrën e Shakhtor Karagandi të mbetet në garë për një vend në Europë në edicionin e ardhshëm.

Mesfushori i cili në Superiore ka veshuri fanellën e Flamurtarit, Skënderbeut e Kukësit, realizoi sot në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Kaisar Kizilorda.

Ishte një nga golat tipik me të cilët ai ka shkëlqyer edhe në Superiore, një goditje nga jashtë zonës, e cila këtë radhë e devijuar nga mbrojtësi përballë tij, kaloi mbi portierin kundërshtar dhe i dha avantazhin ekipit të Shakhtor, shkruan “Vipsport.al”.

Shkodra ka luajtur me rregullsi në kampionatin kazak duke u kthyer në një prej liderëve të këtij klubi i cili shpreson që të arrijë të luftojë për një vend në Europë në javët e mbetura deri në mbyllje të edicionit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Po shkëlqen me kombëtaren, lojtarin e kombëtares e duan dy ekipe në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Ardian Ismajli mund t’i japë fund aventurës në Kroaci me Hajdukun e Splitit, gjatë merkatos së ardhshme. Për futbollistin interesohen dy skuadra italiane, të cilat do të provojnë ta marrin atë në ekipet e tyre respektive. Sipas asaj që shkruan “24Sata”, shqiptari ndiqet me kujdes nga Atalanta, dhe Bolonja. Kalimi në Serinë A, do të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore; Ter Stegen pëson gol nga 25 metra, ylli i Bayerinit barazon për Gjermaninë

Publikuar

-

Gjermania po luan në Frankfurt ndeshjen e fundit eliminatore kundër Irlandës së Veriut. Miqtë surprizuan të zotët e shtëpisë me golin e Michael Smith në minutën e 7′, i cili dërgoi topin në rrjetën e Ter Stegen pas një predhe nga rreth 25 metra. Vendasit barazuan shifrat me Serge Gnabry në minutën e 18′ pas […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Maradona largohet vetëm pas 3 muajve nga drejtimi i klubit argjentinas, arsyeja tepër e çuditshme

Publikuar

-

Aventura e Diego Maradonës si trajner i ekipit argjentinas Gimnasia de La Plata zgjat vetëm 3 muaj. Klubi argjentinas ka komunikuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit me Maradonën, për shkak të përçarjes që ka krijuar brenda grupit. “Maradona nuk është më trajner i skuadrës. Ai tha që erdhi këtu për të bashkuar skuadrën, e jo për […]

LEXO TE PLOTE