Connect with Us

Mori vendimin shokues në vitin 2012/ Ylli holandez tregon të vërtetën e madhe pas 7 vitesh

Premier Liga

Mori vendimin shokues në vitin 2012/ Ylli holandez tregon të vërtetën e madhe pas 7 vitesh

Publikuar

-

Robin van Persie ishte padyshim një nga yjet kryesorë të Arsenalit gjatë periudhës 2004–2012.

Ai pastaj vazhdoi karrierën për tre vite me Manchesterin, për tu transferuar më pas në Turqi te Fenerbahçe dhe e mbylli në vendlindje tek Feyenoord.

Gjurmët më të mëdha holandezi i la te “Topçinjtë” duke bërë paraqitje mbresëlënëse dhe duke u formuar si lojtar.

Megjithatë, ai i befasoi të gjithë kur në vitin 2012 nuk e vazhdoi kontratën Arsenalin dhe u transferua te rivali historik i Man. United.

Pas këtij vendimi të papritur, në atë kohë holandezi u arsyetua kështu “Jam menduar gjatë dhe e kisha të vështirë, por kam vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me Arsenalin”.

Shumë tifozë të Arsenalit dhe jo vetëm e kritikuan rëndë pas këtij arsyetimi aspak bindës.

Por, tani pas 7 vitesh, në një intervistë në BT Sport, Van Persie e tregoi të vërtetën rreth kësaj ngjarjeje.

“E vërteta është se Arsenali nuk më ofroi kurrë kontratë të re” – u shpreh sulmuesi holandez.

Me pak fjalë, tifozët e Arsenalit e kanë kritikuar, apo pse jo dhe urryer më kot deri sot, kur në të vërtet fajin e ka pasur klubi i tyre. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Ronaldo zbulon diçka që nuk e dinim/ Ishte shumë pranë transferimit te Arsenali, por ja çfarë ndodhi

Publikuar

-

Para se të trasnferohej te Man. United në vitin 2003, Ronaldo ishte shumë pranë Arsenalit. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë portugezi gjatë intervistës së gjatë me Piers Morgan.

“Është e vërtetë, isha pranë transferimit tek Arsenal në vitin 2003, shumë afër, një hap larg. E pabesueshme!”

“Ata janë klub fantastik. Nuk ndodhi sepse në fund zgjodha Man. United, por jam mirënjohës për atë që “Topçinjtë” kanë bërë për mua, sidomos Arsene Wenger”, tregoi Ronaldo, duke mbajtur në duar fanellën e Arsenalit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Champions League/ Napoli ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi

Publikuar

-

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Champions League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Ancelottit edhe pse kishte përballë kampionët në fuqi të Europës e dominojë ndeshjen nga fillimi në fund. Dy golat e takimit u shënuan në minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 81′, Dries Mertens dërgoi topin në rrjetë nga penalltia, që u fitua nga Jose Callejon.

Në minutat shtesë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me transferimin e kësaj vere, Fernando Llorente, që përfitoi nga një gabim i Van Dijk.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburgu fitoi bindshëm 6-2 ndaj Genk, duke mbajtur vendin e parë me golavarazh më të mirë se Napoli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk do t’u besoni syve/ Video: Portieri zëvendësues i Liverpoolit bën pritjen e vitit

Publikuar

-

Në “San Paolo” mungon ende goli në sfidën mes Napolit dhe Liverpoolit, edhe pse kanë kaluar mbi 70 minuta.

Rezulati mund të ishte ndryshe nëse portieri i Liverpoolit, Adrian, nuk do të kishte bërë një pritje të jashtëzakonshme duke ndaluar topin e goditur nga Dries Mertens nga shumë afër.

Adrian është portieri zëvendësues i Alisson, pasi braziliani është i dëmtuar prej disa kohësh. /CNA.al

LEXO TE PLOTE