Connect with Us

Ikën zyrtarisht Valdet Rama, Kukësi gati akordin me Kristal Abazajn

Sport

Ikën zyrtarisht Valdet Rama, Kukësi gati akordin me Kristal Abazajn

Publikuar

-

Në merkaton e janarit, Kukësi afroi në skuadër një futbollist me emër si Valdet Rama i cili në të kaluarën ka luajtur në La Liga ndërkohë që ka shkëlqyer edhe me Kombëtaren. Sulmuesi vinte te Kukësi pas një pauze të gjatë dhe shumë ishin skeptikë në lidhje me paraqitjet e tij, megjithatë i mjaftoi vetëm një ndeshje për të treguar vlerat reale.

Rama u kthye në futbollistin kryesor të Kukësit dhe e tregoi veten se është një luks për kampionatin shqiptar. Driblimet, golat dhe asistet e Ramës, bënë të kuptohet se cilësitë nuk i kanë humbur pavarësisht se sa kohë kishte pa luajtur, duke detyruar stafin e klubit verilindor që të diskutojë me të për një rinovim kontrate.

Kontrata e Ramës përfundoi pak ditë më parë dhe mesa duket, klubi verilindor nuk ka mundur ta bindë për të rinovuar. Ai është zyrtarisht një futbollist i lirë tashmë dhe “VipSport.al” ka mësuar se nuk do të ketë rikthim për Ramën. Sulmuesi do ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, aty Mepen është i interesuar për shërbimet e Ramës, ndërkohë që edhe ky i fundit është i bindur pasi mund të jetë pranë familjes së tij.

Largimin e Ramës nga Kukësi, e konfirmoi edhe vetë Shpëtim Duro në konferencën e djeshme, duke shtuar se po bisedohet me futbollistë të tjerë cilësorë që mund të zënë vendin e tij.

“Kukësi ka ndryshime, sepse janë larguar tre lojtarë bazë, si Cuculi, Rrumbullaku dhe Rama. Janë linja e krahut të majtë. Kemi punuar gjithë javën, për t’i zëvendësuar. Këtë javë, po tentojmë për një goditje që të jetë në nivelin e Ramës në sulm. Gjici është i gatshëm, po punojmë shumë edhe me Nexhipin për ta plotësuar skuadrën”, u shpreh Duro ditën e djeshme. 

Ndërkaq, mësohet se emri i cili do zëvëndësojë Valdet Ramën është Kristal Abazaj dhe me shumë mundësi akordi mes pakëve është thjesht çështje orësh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE