Connect with Us

Ish-lojtari i Skënderbeut nuk ndalet, gjen sërish golin

Sport

Ish-lojtari i Skënderbeut nuk ndalet, gjen sërish golin

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin suedez. 25-vjeçari ka shënuar golin e dytë në sfidën ndaj AIK, teksa skuadra e tij Kalmar e mbylli pjesën e parë me avantazhin 0-2.

Pas një rrëmuje në zonë, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, nuk fali duke e dërguar topin në rrjetë. Ky është goli i dytë në kampionat për Alitin, i cili po kalon një formë të shkëlqyer te Kalmari, duke u shndërruar në një protagonist.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

PSG shkatërron Realin/ Barazim i çmendur mes Atletico Madridit dhe Juves

Publikuar

-

PSG ka fituar 3-0 ndaj Realit në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të grupit A në Champions League. Edhe pse pa treshen kryesore Neymar, Mbappe & Cavani, PSG dominoi takimin nga fillimi në fund.

Protagonisti i kësaj ndeshjeje është padyshim Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi dy gola ndaj ish-ekipit të tij dhe nuk ngurroi të festonte si i çmendur.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë. Goli i tretë i takimit u shënua në minutat shtesë nga belgu Meunier.

Pas kësaj fitoreje, PSG kryeson grupin, pasi sfida tjetër përfundoi në barazim.

Në supersfidën tjetër të mbrëmjes që u luajt në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madrid-Juventus përfundoi në shifrat 2-2.

Në 45 minutat e para pati disa raste, por munguan golat. Ndërsa pjesa e dytë ishte spektakolare. Bardhezinjtë arritën të shënonin dy gola me Cuadrado 48′ dhe Matuidi 65′ dhe u mendua se takimi këtu mori fund.

“Los Colchoneros” nuk u dorëzuan për asnjë çast. Fillimisht ngushtuan rezultatin me golin e Savic 70′ dhe në fund të takimit barazuan shifrat me golin e Herrera.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi pati një rezultat surprizë. Lokomotiv Moska fitoi 1-2 në Leverkusen, duke marrë kështu vendin e parë në grup.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Bayerni e nis me këmbë të mbarë, fitore e lehtë ndaj serbëve/ Man. City nuk i diskuton ukrainasit

Publikuar

-

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League. Bavarezët fituan në “Allianz Arena” 3-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezda. Goli i parë i takimit u shënua nga Kingsley Coman në minutën e 34′. Ylli francez dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Ivan Perisic.

Në minutën e 80′, bavarezët dysfihuan rezultatin falë golit të Lewandowskit. Ky ishte goli i 200 për polakun me fanellën e Bayernit në 249 ndeshje, që në këtë rast iu “fal” nga serbët.

Në minutat shtesë, Thomas Muller shënoi dhe golin e tretë. Bayerni merr vendin e parë në grup, pasi ndeshja tjetër mes Olympiacos dhe Tottenhamit u mbyll në barazim 2-2.

Në grupin C, Man. City fitoi pa proleme 0-3 ndaj Shakhtar Donetsk. Golat për ekipin e Guardiolës u shënuan nga Mahrez 24′, Gundogan 38′ dhe Gabriel Jesus 76′.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo Zagreb fitoi 4-0 ndaj Atalantës. Ekipi italian debuton me humbje në Champions League. Berat Gjimshiti luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Juventusi tregon forcën/ Kampioni i botës dysfishon rezultatin ndaj Atletico Madridit

Publikuar

-

Juventusi ka shënaur golin e dytë në “Wanda Metropolitano” ndaj vendasve të Atletico Madridit. Ishte kampioni i botës, Matuidi që dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e Oblak. Mesfushori shënoi me kokë pas një krosimi shumë të bukur nga Alex Sandro.

Goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Cuadrado. Me këtë rezultat, Juventusi tregon forcën që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League dhe jo më kot konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe. Të fitosh në fushën e Atleticos nuk është aspak e lehtë… /CNA.al

LEXO TE PLOTE